Macja ia „pret“ rrugën, kosovarit i shkatërrohet BMW-ja

Date:

14:13:38                2019-06-06

 

 

Mbrëmjen e së mërkurës, një vozitës 41-vjeçar e ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe është përplasur në një mur. Ai kaloi pa ndonjë lëndim, ndërsa vetura pësoi dëmtime totale.

Aksidenti ndodhi të mërkurën, më 5 qershor 2019, rreth orës 22.00 në rrugën „Bahnhofstrasse“ në Killwangen të Zvicrës. Në një BMW X1, vozitësi 41-vjeçar kosovar po udhëtonte nga stacioni i trenit në drejtimin e përgjithshëm të Neuenhofit, shkruan policia në një njoftim, përcjell Shtegu.com. Në teposhtëzen e lehtë, ai e humbi kontrollin mbi veturën e tij. Gjatë kësaj, ai doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas për mur.

Për fat të mirë, askush nuk është lënduar. Megjithatë, vetura ka pësuar dëme totale. Pas hetimeve të para të Policisë Kantonale të Aargaut, si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia jo e përshtatshme. Ajo ia mori patentën e shoferit 41 vjeçarit, i cili kishte deklaruar se një mace ia kishte „prerë“ rrugën.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...