Aksident tragjik: Kamioni me rimorkio e godet për vdekje një vogëlush dhjetëvjeçar në Zvicër

Date:

17:16:34                   2019-06-06

 

Në Moosleerau të Kantonit Aargaut, mesditën e së enjtes ka ndodhur një aksident i rëndë. Pak pas orës 12:00, një dhjetëvjeçar është godit nga një kamion dhe pësoi plagë të rënda.

Pasditen e së enjtes, në korsinë e biçikletave në rrugën „Luzernerstrasse“ në Moosleerau AG, ka ndodhur një aksident tragjik. Dy nxënës u përplasën me biçikletat e tyre në afërsi të restorantit „Sonne“. Njëri nga fëmijët, një djalosh dhjetëvjeçar, u rrëzua në tokë dhe u godit nga një kamion me rimorkio.
Në vendngjarje erdhën menjëherë shërbimet emergjente. „Në orën 12.20 është ulur një helikopter shpëtimi i ambulancës ajrore Alpine në parkingun e restorantit“, thotë një dëshmitar okular për „Blick“, informon Shtegu.com.

Mjekët kujdestarë, me të gjitha forcat kanë tentuar ta reanimojnë djaloshin e lënduar rëndë. „Ata me siguri për gjysmë ore janë përpjekur për ta ringjallur atë“, thotë një banore vendas (64) për „Blick“.

Megjithatë, përpjekjet e ringjalljes mbetën të pasuksesshme. Siç konfirmon Policia Kantonale e Aargaut, djaloshi dhjetëvjeçar zviceran vdiq në vendin e aksidentit. Fëmija i dytë kaloi pa lëndime.

Pas aksidentit, kamioni fillimisht vazhdoi rrugën. Prandaj, policia filloi kërkimet për vozitësin. Vetëm pas dy orë kërkimesh, vozitësi u zbulua, ndërsa bëhet fjalë për një vozitës 43-vjeçar zviceran. Më pas, ai u pyet për aksidentin dhe ndaj tij u urdhërua kontrolli i gjakut dhe urinës.

Për shkak të aksidentit, Luzernerstrasse ka qenë e mbyllur deri pak pas orës 16:00.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...