Luten në afërsi të binarëve, maqedonasi dhe kosovari bllokojnë stacionin hekurudhor në Gjermani
10:37:39 2018-03-05
Mbrëmjen e mërkurës së kaluar, rreh orës 21.30, policia gjermane është alarmuar për një intervenim të pazakonshëm në stacionin hekurudhor në Neumünster. Personeli i trenit ka vërejtur dy persona në platformën e stacionit, mu në afërsi të binarëve, njëri prej të cilëve ka mbajtur dritën e ndezur me një llambë të dorës, ndërsa tjetri është lutur në afërsi të binarëve. Binarët e lartpërmendur janë bllokuar për 30 minuta.
Në kërkesën e personelit që të largoheshin nga vendi i rrezikshëm, ata janë përgjigjur se ende nuk kanë përfunduar së faluri, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Pas pak kohe, ata janë larguar.
Në bazë të përshkrimit të dëshmitarëve, policia e alarmuar federale gjermane ka arritur të identifikojë personat e kërkuar. Ata kanë pranuar se janë lutur në afërsi të binarëve, pasi aty ka qenë hapësira më e ndritshme.
Bëhet fjalë për një shtetas 20-vjeçar kosovar dhe një tjetër 17-vjeçar maqedonas. Pas informimit të tyre se jeta e tyre ka qenë e rrezikuar, ata janë denoncuar.
Gjatë kësaj ngjarje, dy trena janë anuluar, ndërsa dy të tjerë u vonuan. (Shtegu.com)