Ka nisur me boks që në moshë të re, ndërsa tani është bërë një nga profesionistët e vërtetë që nuk ka të ndalur. Lulzim Ismaili, djaloshi nga Tetova vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi karrierën e tij si boksier, mbështetjen që ka nga familja, trajneri, menaxheri dhe miqtë si dhe synimet e tij në këtë fushë të sportit
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
Po kam filluar në moshë të re ka afër 10 vite që merrem, rezultatet janë ata që më kanë shtyrë të merrem dhe mos ndaloj, sepse kam pasur shumë rezultate ku e shihja veten se unë kush jam me paraqitjet që jam pasur, normal dhe çdo herë familja është forca ime, sepse pa ato nuk do mund të isha këtu ku jam.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Sa i përket problemeve normal se çdo kampion ishte pretendent të dorëzohet mirëpo përkrahje kam nga familja, nga trajneri dhe shokët.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?
Jemi afër kampionëve mendoj…
KOHA: Kush mendon, sipas teje, po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
Senad Gashi.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?
Të radhitem më afër kampionëve në ranglistën botërore.
KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Synimi kryesorë është të arrijë për kampion europian e pse jo edhe kampion botërorë.
KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?
Pasi i thash lamtumirë pjesës amatere dhe kam filluar një jetë më të mirë, në boksin profesional është fitorja e tretë ku i kam 3 të fituara e asnjë humbje.
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Ndoshta për dikë po, po për mua asnjëherë nuk do jetë edhe pse humbja më ta bërë më të fortë edhe pse na kanë ndodhur shumë padrejtësi, por erdhi koha ku nuk mundeshin të qëndrojnë deri në fund të luftës./KOHA