Lirohet nga akuza oficeri zviceran që në Kosovë përshëndetej me «Heil Hitler»

67 Lexime

 

Lejtnanti zviceran nga Thurgau M. N. (26) ka rënë në sy në Kosovë për gjestet e tij naziste. Drejtësia ushtarake e akuzoi atë, mirëpo veprimet e tij kaluan pa pasoja.

Në faqen e internetit të Departamentit zviceran të Mbrojtjes (DDPS), ushtria krenohet me luftën e saj kundër ekstremistëve. Kjo çështje duhet të merret „shumë seriozisht“, thuhet në të. Dhe: „Në ushtrinë zvicerane zbatohet strategjia e tolerancës zero. Në këtë kuadër nuk tolerohen qëndrime ekstremiste”.

Tani, një vendim i gjykatës ushtarake i injoron këto rregulla. Sfondi është, rasti deri më tani i panjohur i oficerit, lejtnantit M. N. (26).

Oficeri nga Thurgau është dashur të paraqitej në qershor para Gjykatës Ushtarake të St. Gallenit, sepse ai gjatë vendosjes së tij me trupat zvicerane të Sëisscoy në Kosovë, në mënyrë të përsëritur ka përshëndetur me ato të Hitlerit, duke brohoritur «Heil Hitler!» dhe «Sieg Heil». >>>

Sipas akuzës së drejtësisë ushtarake, hetimi u përqëndrua në një mbrëmje në kampin në Prizren. M. N. – i dehur dhe me uniformë – hyri në barin “Brandhüsli”, ku po festonin njëzet anëtarë të ushtrisë nga Zvicra, Gjermania dhe Austria. Në bar ai zgjati krahun drejt në formë të përshëndetjes së Hitlerit, duke bërtitur «Heil Hitler!» Dhe «Sieg Heil!».

Ushtarët që qëndronin përreth ishin „dukshëm të tmerruar“, sipas aktakuzës. Një punonjës i barit i kërkoi oficerit zviceran të largohej menjëherë. N. e goditi në fytyrë me pjesën e pasme të dorës.

Drejtësia ushtarake arriti në përfundimin: Lejtnanti nga Thurgau ka shkelur normat e racizmit, informon Shtegu.com. Sipas Kodit penal ushtarak, „kushdo që propagandon publikisht ideologji që ka për qëllim zvogëlimin sistematik ose shpifjet e anëtarëve të një race, grupi etnik apo feje“, shpallet fajtor.

Por gjykata ushtarake e ka vlerësuar ndryshe këtë rast. Ajo e liroi ​​oficerin e Sëisscoy nga akuzat. Edhe pse ai ishte i dënuar për dehje, veprimet e tij naziste mbeten të pandëshkuara. Ai gjithashtu mund të mbajë gradën e tij. Një justifikim i shkruar për këtë vendim ende nuk është i disponueshëm deri më sot. Sipas Simon Krauter, avokati i N., gjykata ushtarake justifikoi aktgjykimin e tij me faktin se i akuzuari nuk mund të identifikohej me asnjë qëndrim ekstrem të djathtë dhe ai nuk ka dashur të përhapë die ekstremiste „me vetëdije dhe me qëllim“.