Kuvendi me 102 shkarkoi kryeprokuroren speciale, Katica Janeva

Date:

14.09.2019

Kuvendi me 102 vota “për” dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur miratoi propozimin e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni i prokurores speciale publike. Më herët gjatë seancës, deputeti i VMRO-së opozitare, Ilija Dimovskiz si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, në prezantimin e arsyetimit të për kërkesën e shkarkimit të prokurores speciale Katica Janeva, ka akuzuar pushtetin se me këtë prokurori ka kërcënuar deputet të VMRO-së për të mbështetur politikat e Qeverisë dhe ka mbajtur në kontroll BDI-në! “Në PSP kryeministri përmendej si “shefi”, ju punësuat atje anëtar të komiteteve partiake nga qytete të ndryshme, të cilët ne që jetojmë nëpër qytete më të vogla i njohim. Përmes tyre Ju dëshironi të kontrolloni rreth 10 deputet të VMRO-DPMNE me kërcënime me dosje që ua mbanit në sirtarë të PSP. Po kërcënonit edhe BDI-në me lëndët e hapura që ua ruani nëpër sirtarë vetëm që të heshtin dhe tu dëgjojnë. Por do tu vijë koha edhe atyre, edhe BDI-së”, tha Dimovski. Ndërsa koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski tha se LSDM do të voton për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva. Ai akuzoi se VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i saj Hritijan Mickoski janë ende duke punuar në bazë të udhëzimeve të Nikolla Gruevski dhe se po punojnë për shpëtimin personave të akuzuar në këtë parti. “Tani është e qartë pse negociatat mes Zaev dhe Mickoski dështuan, Mickoski po bën çmos për të shkatërruar lëndët e PSP-së. Lojërat politike dhe manipulimet me publikun që përpiqen të bëj VMRO-ja nuk kalojnë. Qytetarët e dinë kush mbron krimin. Mickoski dëshiron amnisti ndaj ish zyrtarëve të akuzuar”, tha Mitreski. Deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA tha se PSP-ja ka pasur qasje selektive në drejtësi dhe se në sistemin gjyqsor në vend duhet të inkorporohen ekspert të huaj. “Shkarkimi i prokurores speciale nënkupton shuarjen e prokurorisë speciale. Ne e dimë se me këtë do të largohen edhe të punësuarit në PSP. A ka ndryshuar diçka me sistemin e drejtësisë tek ne, jo s`ka ndryshuar asgjë, ne kemi ende probleme me sistemin e drejtësisë. PSP ka pasur qasje selektive ndaj pushtetit dhe opozitës. Duhet të inkorporohen ekspert të huaj në prokurori dhe gjyqësor në vend”-tha, Fadil Zendeli. Propozimi i për shkarkimin e Janevës tani kthehet në institucionin amë, respektivisht në Këshillin e Prokurorëve, ku edhe do të merret vendimi përfundimtar. Procedura për shkarkimin e Janevës kishte filluar për shkak të paraburgimit të saj si e dyshuar në rastin “Reketi”./Alsat

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...