Liridon Tifeki, njëri ndër lokomotivistët e rrallë shqiptar në Zvicër

Date:

Të rralë janë ata bashkatdhetarë të cilët nuk i kanë ndryshuar vendbanimet pas ardhjes së tyre në Zvicër. Zweisimmen është një komunë turistike në rrethin administrativ Obersimmental-Saanen në Kantonin e Bernës dhe ndodhet në Berner Oberland, ndërsa u krijua në vitin 850. Lumenjtë Grosse Simme dhe Kleine Simme rrjedhin së bashku në komunë, prej nga rrjedh edhe emri i qytezës. Rajoni rreth Zweisimmen në Simmental kufizohet nga malet: në veri nga shkëmbinj nënujorë gëlqerorë të thepisur të zinxhirit Stockhorn-Gantrisch-Gastlosen, në jug nga kreshta kryesore e akullnajuar e Alpeve të Bernës, nga e cila Wildstrubel, Wildhorn dhe Diablerets dalin si figurat më të goditura të masivit.

Xhemajl Tifeki

 

Mu në këtë komunë, në vitin e largët 1982 u vendos bashkatdhetari Xhemajl Tifeki nga rrethina e Kaçanikut. Ishin vite tepër të vështira, pasi po vinte nga një vend në të cilin shkeleshin të gjitha të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, ndaj të cilëve po përgatitej një pastrim etnik nga ana e Serbisë. Po vendosej në një vend mik të shqiptarëve, ndërsa Baca Xhemajl e kishte për detyrë të dëshmonte siqeritetin dhe ndershmërinë e shqiptarëve të Kosovës, në një vend rural, ku asnjëherë nuk kishin dëgjuar për Kosovën. Vërtetë një mision i rëndë i tij, pasi nuk duhej gabuar në asnjë sferë të jetës.

Sa për punë, ai nuk e kishte dert pasi ishte punëtor i shkëlqyeshëm dhe punëdhënësit ishin gjithmonë të lumtur për punët që i bënte. Si çdo bashkatdhetar i asaj periudhe, edhe Baca Xhemajl e kishte për obligim moral e shpirtëror të ndihmonte familjen e gjerë të tij në Kosovë, të ndihmonte në obligimin e tij për periudhën e luftës në Kosovë dhe bashkatdhetarët në Zvicër që i drejtoheshin për ndonjë ndihmë. Prandaj, për shumë kohë ta gjatë, ai ishte i detyruar të jetojë me shokë në ndonjë shtëpi të përbashkët, apo edhe nëpër baraka tëndryshme, në mënyrë që të kursente pak më tepër para, sa për t`i përmbushur të gjitha këto kërkesa.

Megjithatë, në muajin qershor të vititi 2004, pas të gjitha kontributeve të shumta, ai vendosi të bëj bashkim familjar dhe e tërhoqi familjen në Zvicër, gjithnjë duke vazhduar të banojë në Zweisimmen, ku kishte krijuar një imazh shembullor për shqiptarët në përgjithësi dhe duke krijuar te banorët vendas një respekt të pashoq, informon Shtegu.com. Menjëherë i shkolloi fëmijët, ndërsa njëri prej tyre është edhe Liridon Tifeki që atëbotë ishte vetëm pesëmbëdhjetëvjeçar. Në fillim kishte pas pengesa pasi ishte i detyruar që pas klasës së tetë të shkollës fillore, arsimimin ta vazhdonte në gjuhën gjermane, në një mjedis që ishte shumë i panjohur për të. Mirëpo, me aftësitë e tij për t`i kuptuar gjerat shumë shpejt, ai u integrua shkëqyeshëm në shoqërinë e re ku edhe kreu shkollimin përkatës. Në vitin 2008 Liridoni iu përvesh punës si garazhist në një garazh të afërt në Gstadtit, sepse i pëlqente shumë teknika bashkëkohore dhe shpirti i flinte për veturat.

Mirëpo, ai nuk qëndroi duarkryq, pasi në vetvete po e ndjente se kishte shumë më tepër afinitet për të arritur diçka më tepër. U interesua në Aeroportin e Belpit për të kryer shkollimin si pilot i helikopterit, por shuma e madhe e shpenzimeve që shkonin rreth njëqind mijë frangave zvicerane, e zbrapsën. Prandaj ai vendosi të kryente praktikën e duhur për t`u bërë njëri ndër lokomotivistët e rrall ë shqiptarë në Zvicër. Afati i tij për ta kryer praktikën për këtë profesion ishte nëntë muaj, mirëpo Liridonin nuk ka gjë që e ndal në synimet e tij. Vetëm për gjashtë muaj e gjysmë, ai u pajis me patentin e lokomotivistit në Kompaninë hekurudhore MOB – GoldenPass.

Në këtë mënyrë, Liridoni do të bëhet përgjegjës dhe udhërrëfyes i mijëra banorëve e miliona turistëve që do ta vizitojnë këtë vend pitoresk dhe turistik. Një përgjegjësi e madhe për një djalosh të ri shqiptar, për të cilin nuk ka kurrfarë barrierash në hapërimin e mëtutjeshëm drejt sukseseve të reja. Nga ana tjetër, Baca Xhemajl nuk e ka ndërmend të zhvendoset nga Zweisimmeni, pasi është një vend i bukur rural me ajër shumë të pastër, me banorë shumë të ndershëm dhe me një peisazh që i përngjan rrethinës së Kaçanikut.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...