Liridon Gashi përfiton nga bashkëlojtarët e fortë në Ostermundigen dhe i realizon pasimet e tyre. Me 16 gola në tetë ndeshje, djaloshi shqiptar nga Langnau i shpejtë si rrufeja, e solli FCO-në në pozitën e bashkëliderit në ligën e dytë rajonale
Kur Liridon Gashi e rrit aftësinë e tij me hapa të gjatë, shumica e kundërshtarëve të tij në divizionin e dytë ia shohin vetëm thembrat. Starti i itij duket po aq shpërthyes sa edhe të vrapuesve profesionistë. Sapo të jetë në lëvizje, Liridoni të kujton ndonjë atlet të shpejtë në stilin e Boltit. Fakti që 24-vjeçari lindi jo vetëm me dinamizëm por edhe me freski, për momentin atë e bën sulmuesin më të famshëm në fushat e futbollit të Bernës.
Gjatë këtij sezoni, djaloshi nga Langnau shënoi 16 gola për Ostermundigenin – edhe atë në vetëm tetë ndeshje. Kohët e fundit, Në ndeshjen e fundit, Liridoni i bindi të gjithë me kualitetet e tij si golashënues, pas një fitoreje 3-0 kundër liderit, FC Prishtina. Në një lojë që ishte taktikisht dhe me shkëlqim të rralë dhe më një ambient fantastik për këtë kampionat, para një turme madhështore, që nga fillimi Liridon „Leopardi“ ishte therë në mishin e ish klubit të tij, FC Prishtina, për të cilën ai luajti për një vit, në sezonin 17/18.
Liridoni kërcënonte nga kufiri i offside. Ai depërtonte para çdo barriere. Vraponte shpejt sikur të mos kishte më nesër, në fazën fillestare thjesht e humbi portën dy herë, shkruan „Berner Zeitung“, transmeton Shtegu.com. Në minutën e 31-të dhe 42-të ai fitoi në shpejtësi me gradë klinike dhe pas pasimeve të mrekullueshme, ai krijoi diferencën me dy gola në pushim.
Në minutën e 58-të Liridoni u lirua nga mbrojtja dhe u largua për herë të pestë, duke e devijuar portierin e Prishtinës, Marc Androver, i cili ndërhyri në mënyrë të palejueshme. Roman Salvisberg e shfrytëzoi penalltinë për ta vendosur rezultatin përfundimtar 3:0. Me këtë fitore, FCO iu bashkëngjit liderit FC Prishtina në renditjen tabelare si lider.
“A është kjo forma e jetës time?” i parashtron Liridoni vetvetes pyetje me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. „Ndoshta po“, tha ai, duke shtuar: „Unë kam qenë duke luajtur në qendër si sulmues këtë sezon dhe jo më në pozicionin e alos si dikur. Ndoshta zgjidhja është sepse gjuaja më shumë”.
Duket se FCO është inkurajuar me lojën e Liridonit dhe është përplot shpresa se me ndihmën e tij, ekipi do të vazhdojë me suksese edhe më të mëdha në kampionat.



