Libri “Lufta e Trojës, luftë Pellazgo-Ilire” i autores prof.dr. Elena Kocaqi u promovua në Arizona

Date:

 

Në organizim të Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane në Arizona të SHBA-ve u promovua libri “Lufta e Trojës, luftë pellazgo – ilire” i historianes së njohur prof.dr. Elena Kocaqi.
Promovimi u organizua në Qendrën Kulturore shqiptaro-amerikane “ Shqipet e Arizones” dhe shkollës shqipe në Aviano Center në qytetin e Phoenixit, ku ishin të pranishëm shumë përfaqësues dhe mërgimtar të komunitetit shqiptar.
Aktivistja Merita Kraja në hapjen e kësaj ngjarje tha se është nder që po merrë pjesë në këtë promovim të librit të historianes së mirënjohur Elena Kocaqi.
Ky libër për herë të parë sjellë fakte të Luftës së Trojës si luftë pellazgo – ilire.
Autorja e librit Elena Kocaqi falenderoi për komunitetin e pranishëm dhe organizatorët që mundësuan promovimin e librit të saj, që janë dr.Elonia Lasku dhe Merita Kraja për organizimin me sukses të këtij eventi.
Ajo tha se së bashku do të mundësojnë të ndryshojnë shumë padrejtësi historike që i janë bërë shqiptarëve dhe historisë së tyre.
Në diskutimin e zhvilluar për librin pati pyetje nga të pranishmit si: Mr.Lulzim Mulliqi, dr.Arben Lasku,dr Elonia Lasku etj. Vlen të përmendet se sponsorizues të këtij evenimenti ishin: Merita Kraja, dr.Elonia Lasku, dr.Arben Lasku, Albana Kapidani dhe Zamira Qalliaj. Gjithashtu promovimi i librit “ Lufta e Trojes,Lufte Pellazgo-Ilire” e prof.dr.Elena Kocaqi u bë edhe në Universitetin Shtetëror të Arizonës ( ASU). Promovimi i këtij libri do të bëhet edhe në qytete tjera të SHBA-ve. (Lulzim Mulliqi/INA)

 

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...