Lesbikja kosovare dëbohet nga Gjermania

98 Lexime

Qendra „Ballkanike“ ku ishte e vendosur Besa Dushku

 

 

 

 

16:17:20          2016-07-03

 

 

 

 

Një lesbike kosovare është dashur të largohet nga Mynihu i Gjermanisë, edhe pse familja e saj në vendlindje e ka kërcënuar me vrasje për humbjen e nderit të familjes. Një peticion i lansuar, deri më tash ka mbetur pa sukses.

 

 

 

Besa Dushku (23-vjeçare) ishte një tinejxhere kur kishte ndjerë se ajo i dashuron femrat. Ishte një e vërtetë që jeta e saj nën syrin e familjes ishte e pavlerë. Besa Dushku është nga Kosova, një vend në të cilin shoqëria shumicë, dashurinë e të njëjtës gjini e konsideron si sëmundje, duke i kërcënuar homoseksualët dhe lesbiket me vdekje, shkruan „Abendzeitung“, njofton „Shtegu.com“. Në Gjermani, Besa Dushku dëshironte të bënte një jetë të sigurt, por ajo u dëbua nga mesi i muajit të kaluar.

 

 

 

 

Kosova është një vend në të cilin, në letër ndalohet dhuna ndaj homoseksualëve. Por, në realitet, shoqatat për të drejtat e njeriut raportojnë se homoseksualëtr dhe lesbiket në të vërtetë diskriminohen për çdo ditë, ndërsa ato si Besa kontrollohen brutalisht.

 

 

 

Besa në të vërtetë ka një emër tjetër, por ajo ka frikë nga farefisi i saj. Kur familja e saj e kishte kuptuar se në atë kohë, Besa 17-vjeçare ishte lesbike, babai i saj e kishte detyruar të fejohej me një burrë pothuajse dhjetë vite më të vjetër. Për disa muaj me radhë, ai e kishte dhunuar vazhdimisht. Vëllai i saj ia kishte fikur bishta e cigareve në lëkurë të saj, në mënyrë që ajo të frikësohej.

 

 

 

Më në fund, ajo kishte arritur të arratisej në Prishtinë, ku kishte jetuar katër vite. Aty kishte banuar fshehurazi me një vajzë dhe kishte studiuar. Vitin e kaluar, ajo vendosi të dalë në Europën Perëndimore, me ndihmën e disa personave. Ajo u vendosë në Gjermani pasi e njihte vendin dhe gjuhën, sepse gjatë luftës në Ballkan, kishte qenë me gjithë familjen. Në Gjermani ajo parashtroi kërkesë për azil, e cila iu refuzua, pasi Kosova llogaritet si vend i sigurt i origjinës.