Lëndimi i rëndë i zjarrfikësit shqiptar nga Zvicra, shumë më i vogël se sa vullneti për të ndihmuar

Date:

Bekim Beqiri me bombolën e gazit që e goditi në këmbë

„E gjitha është çështje e mendjes“ – një fjali që në fillim mund të tingëllojë banale. Por Bekim Beqiri nga Dietikoni i Zvicrës është dashur t’i merrte këto fjalë në zemër më shumë sesa do të dëshironte. “Nuk kisha zgjidhje. Unë duhej të isha i fortë për t’u përballur me kapitullin tim të ri në jetë“. Sot ai mund të thotë: «Unë e tejkalova. Tani po festoj ditëlindjen edhe më 5 shkurt“. Do të duhet të jetë ajo ditë e ftohtë e dimrit një vit më parë, që filloi faza e re e jetës së Bekimit.

Atëbotë, në orën tre të mëngjesit, depoja e sipërmarrjes Pestalozzi në Silbern të Dietikonit u dogj. Kur zjarrfikësi Bekim Beqiri dhe skuadra e tij arritën në vendin e ngjarjes, flakët tashmë ishin shumë të larta. Bekimi u vendos në afërsi të zharrit dhe me tubin e ujit filloi të shuaj zjarrin. Papritmas fasada e llamarinës së godinës u shkri – u krijua një çarje. Brenda hapësirës u shkaktua një shpërthim dhe përmes vrimës u hodh një bombolë gazi.

Bomobola e goditi zjarrëfikësin 42-vjeçar shqiptar me fuqi plotë në këmbën e majtë. «Erdhi si rrufe. Personalisht nuk më pëlqen ta kujtoj këtë goditje“. Por ai menjëherë ndjeu se diçka nuk ishte në rregull me këmbën e tij. Kolegët e tij e çuan menjëherë në një ambulancë.
Pak më vonë ai u gjend në Spitalin Limmattal në Schlieren. Duhej të ishte fillimi i një periudhe të gjatë vuajtjesh. Për vetveten e tij, por edhe për bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. Me një shkelje syri ai thotë: „Që nga 5 shkurti, gruaja ime kishte katër fëmijë“.

Së bashku ata e menaxhuan mirë këtë periudhë, e cila e vërshon me falënderime: “Ende jam gjallë. Isha në gjendje ta shoh përsëri familjen time. Kjo është diçka që nuk ka çmim“.
Është e lehtë të kuptohet përse shqiptari nga Dietikoni mendon në këtë mënyrë – në fund të fundit, menjëherë pas aksidentit, ai madje duhej të llogariste me një amputim të këmbës. Por forca e tij mendore ishte në gjendje ta shmangte këtë, thotë Bekimi. „Vullneti im për t’u kthyer në normale ishte më i madh se lëndimi im“. Megjithatë, atij iu deshën gjithsej pesë operacione për të rregulluar kockën e thyer, ligamentet e kryqëzuara të shqyera dhe gjurin. „Shumë njerëz kur kanë kriza të tilla në jetë, nuk mund t`ia dalin dot pa ndihmë profesionale (pa psikolog), unë mendoj se SECILI nga ne duhet të jetë psikolog i vetvetes! Të besojë në Zot dhe vetvete, e mandej çdo sfidë është kaluese“, thotë Bekimi enkas për Shtegu .com.
“Shikoni, kur alarmi ra në orën tre të mëngjesit, unë vrapova drejt e në garazh. Por kisha harruar që bashkëshortja ime ishte në punë me veturën tonë të përbashkët. Kështu që unë e mora biçikletën – por me të cilën isha më i ngadalshëm”. Pra, ai ishte i fundit që arriti në automjetet e para që u mobilizuan. Skuadra gati u largua pa të. Çfarë do të kishte ndodhur – ose jo – po të mungonte?

„Gjërat që duhet të ndodhin, ndodhin“, thotë Bekimi. „Kjo është aq e thjeshtë“. Vënia në pikëpyetje e kësaj, nuk do ta çonte më tej nga pikëpamja psikologjike. Ai gjithashtu mund të shqetësohej me pyetjen se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qëndruar një metër më përpara. „Atëherë bombola e gazit jo që do të më kishte goditur vetëm këmbën“.
Është një çështje perspektive, thotë ai – përgjigjja e tij nënvizon qëndrimin e tij pozitiv, shkruan „Limmattaler Zeitung“. „Kjo do të thotë që njerëzit mund të përballen me çdo krizë“.
Kështu që Bekimi kurrë nuk kishte dyshime për t’u qëndruar besnikë zjarrfikësve. “Përkundrazi, jam i lumtur që tani kthehem. Deri më sot, për asnjë sekondë nuk jam penduar që u bëra zjarrfikës”.

Ai mori vendimin për t’u bashkuar me ekipin zjarrfikës të Dietikonit pasi ishte dëshmitar i një zjarri në një bodrum. «Kjo më bëri përshtypje. E dija menjëherë se duhesha t`i ndihmoja këto gra dhe burra”. Ai thotë se gjithmonë e ka ndjerë një instinkt ndihmës që kur ishte fëmijë. „Si fëmijë, profesioni im i ëndrrës ishte të bëhem polic“.

Por gjërat rrodhën ndryshe: Në moshën 17-vjeçare, Bekimi u largua nga Kosova dhe u zhvendos në Zvicër, në Dietikon. Pas tre vjetësh në sferën e gastronomisë, ai filloi të punojë në postë ku është për 23 vjet. Ai përfundoi praktikën si logjist dhe ka përfunduar trajnimin për lidership, i cili i mundëson atij kryerjen e detyrave të menaxhimit në logjistikën postare. Dhe për njëmbëdhjetë vjet me radhë, ka qenë në shërbim të njësisë zjarrfikëse në Dietikon .
Që atëherë, ajo u bë familje e dytë për Bekimin. «Shqiptuar fjalë për fjalë, ne futemi në zjarr për njëri-tjetrin. Jemi një trupë e përbetuar“, pohon me entuziazëm.

Këtë ai e ndjeu veçanërisht kur të nesërmen në mëngjes një delegacion nga brigada e zjarrfikësve dhe administrata e qytetit erdhën për të vizituar spitalin, së bashku me kryebashkiakun e Dietikonit, Roger Bachmann. „Kjo do të thoshte shumë për mua“. Ai e di: te shokët e tij gjithmonë mund të gjendet mbështetje.

Kjo është një arsye tjetër përse ai kurrë nuk kishte frikë nga ndonjë aksident. Respekt, po. “Ne gjithashtu ushtrojmë rregullisht për këtë veprim. Mbi të gjitha, siguria jonë ka përparësinë më të lartë“.

Nuk është e vërtetë që shërbimi zjarrfikës është i rrezikshëm. Komandanti i bazës së ekipit zjarrfikës në Dietikon, majori Stefan Fahrni dhe zëvendësi i tij, togeri Florian Hunsperger, janë dakord. Fahrni thotë se ai kurrë nuk ka përjetuar ndonjë aksident si ai i Bekimit në 30 vitet e aktivitetit të tij. Sigurisht, ekziston ende një rrezik i caktuar i mbetur – „por që për shembull vlen edhe gjatë skijimit“.

Hunsperger rendit se sa ushtrime të ndryshme janë në program në varësi të njësisë. Këto shkojnë nga trajnimi i mbrojtjes së frymëmarrjes, deri te ushtrimet mjekësore dhe trajnimi i shoferit.

Në fillim të kësaj jave, Bekimi për herë të parë që nga aksidenti ishte gjithashtu në gjendje të merrte pjesë në një stërvitje- por jo akoma plotësisht i aftë. «Duhet ende pak durim. Tani, hap pas hapi, dua të shërohem përsëri.

Për shembull, ai ende ka vështirësi duke ecur shkallët. E megjithatë ai thotë: “Jeta duhet të vazhdojë. Kështu e ka jeta. Mezi po pres që sërish të mobilizohem“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...