Tefik Rashiti me gjasa reale për t`u zgjedhur si këshilltar komunal në qytetin e UEFA-s

Date:

Për pak ditë, në Zvicër do të fillojnë zgjedhjet komunale të rregullta. Në mesin e shumë shqiptarëve që do të kandidojnë në to është edhe bashkatdhetari ynë nga Llashtica e Gjilanit, Tefik Rashiti. Në Zvicër, Tefiki ka ardhur që në vitin 1985 përmes një kartele studentore që atëbotë studentëve u mundësonte punëim të përkohshëm gjatë pushimeve verore. Që nga sezoni 1994/95 ai u pajis me lejeqnëdrim të rregullt, duke u angazhuar me përkushtim të madh në çështjen e Kosovës. Kjo zgjoi kurreshtje te zviceranët dhe në këtë mënyrë ai filloi të integrohet edhe në jetën politike zvicerane, duke u integruar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe duke u marr me sport automobilistik, teater e politikë.

Tefiki është i vetmi shqiptar që rreth viteve 2000 ka qenë këshilltar komunal në Nyon, informon Shtegu.com. Aktualisht, ai është kandidat për këshilltar komunal në Asamblenë e Qytetit të Nyonit (si kryetar i Cente Nyon).

Përndryshe, Tefiki është sipërmarrës i suksesshëm dhe me profesion, mekanik në fushën e avionëve ushtarakë. Ai është i përkushtuar për një shoqëri të drejtë, të ekuilibruar dhe të qëndrueshme. „Dua të ndjek një politikë konsensusi dhe, së bashku me partitë e tjera politike nyoneziane, të kërkojmë zgjidhjet më të mira për qytetin tonë. Qëllimi im është mirëqenia e banorëve të Nyonit dhe vetëm një qendër e fortë do të mundësojë dialogun që do të bëjë të mundur këtë lloj politike“, është i mendimit Tefik Rashiti, bashkatdhetari ynë nga Nyoni.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...