LE MATIN: Askush nuk është më e mirë se Kosova e zviceranit Challandes

Date:

22:08:38                  2019-04-06

 

 

Që nga nëntori i vitit 2017, futbollistët e Kosovës nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Benjamin Kololli spjegon kursin e jashtëzakonshëm të një formacioni që ende nuk ka përfunduar për t’u habitur.

Po të merren parasysh vetëm rezultatet, cili është ekipi më i mirë kombëtar i botës, i pamposhtur që nga nëntori i viti 2017? Ndoshta do të habiteni, apo ndoshta zhgënjeheni, ky rekord nuk është as i kampionit të botës – Francës, që në nëntorin e kaluar u mposhtë nga Holanda – e as i Brazilit, apo ndonjë vendi tjetër të renditur në mesin e 10 ekipeve më të mira të botës.

Jo, jo, ky rekord i përket vetëm Kosovës së „vogël“ (vendi 127 në renditjen e FIFA-s), përzgjedhja e Bernard Challandes e cila krenare që nuk ka humbur asnjë nga 12 lojërat e saj të fundit (tetë fitore dhe katër barazime). Sa për krahasim, ekipi zviceran i Petkoviqit në të njëjtën kohë ka arritur pesë suksese (ndaj Serbisë, dy herë Islandës, Belgjikës dhe Gjeorgjisë) dhe tre barazime (Brazilit, Kosta Rikës dhe Danimarkës), kundrejt katër disfatave (Suedisë, Anglisë , Belgjikës, Katarit).
Pra, natyrisht, futbollistët e Kosovës nuk ishin gjithmonë kundër kundërshtarëve të grupit të Lidhjes së Kombeve, të cilin e fituan vjeshtën e kaluar, shkruan „Le Matin„, përcjell Shtegu.com. Por rezultatet e fundit – një barazim miqësor kundër Danimarkës (2-2), e ndjekur me një pikë kundër Bullgarisë (1-1) me rastin e fillimit të kualifikimeve të Euro 2020 – pasqyrojnë përparimin e madh që është bërë.

„Tani është më lehtë se në fillim. Ekipi e ka ruajtur edhe përvojën. Është një lloj zbulimi që pritet“. I lënduar kundër Danimarkës, Benjamin Kololli (26) të hënën ishte në lëndinë, natën që erdhën bullgarët. Një ndeshje që Kosova ka dominuar mjaftueshëm, siç dëshmohet nga statistikat (62 për qind e posedimit të topit, 12 gjuajtje kundrejt 4, 7 rivënie nga këndi kunderjt 4). „Ne i humbëm qartë dy pika që duhej të ishin tonat. Thjesht, ne nuk mund të realizonim në përfundim të ndeshjes. Por, në këto dy ndeshjet e fundit, konstatuam se nuk kishim asgjë për t`i pasur zili kundërshtarët tanë. Gjithkush mund të shihte se ishim më të mirë“.
Në rrugët e kryeqytetit të vogël (245,000 banorë), rruga e shkëlqyeshme e futbollit kosovar është një burim i ri i krenarisë kombëtare. „Po përjetojmë një çmenduri. Ne ndjehemi shumë të famshëm. Nëpër rrugë, gjithkund, gjithkush dëshiron të bëjë një selfie me ne lojtarët“.

Në stadiumin Fadil Vokrri, ku përsëri u tubuan 12.500 spektatorë, ekipi i Bernard Challandes konfirmoi se po ndryshonin kategorinë e tij, përcjell Shtegu.com. „Ne ia kemi filluar nga shumë poshtë, por mund të shkojmë shumë lart“, parashikon sulmuesi i FC Zurich, Benjamin Kololli. Për këtë nominim të fundit, Kololli, i cili tashmë kishte pesë vende të ofruara nga federata, bleu njëzet bileta, të cilat ai ua dha anëtarëve të familjes së tij.

Në ndeshjen e saj të ardhshme (7 qershor) në grupin A, Kosova do të shkojë në Podgoricë për t’u përballur me Malin e Zi. Me objektivin, që të mos mposhtet edhe këtu, për të ruajtur besimin e saj para se të kalojë kanalin La Mansh për të sfiduar Anglinë. Si fitues i grupit të tij në Lidhjen e Kombeve, ekipi i Bernard Challandes do të ketë një shans të dytë për t’u kualifikuar për Euro përmes barazhit, në mars të vitit 2020.

E renditur e 177-ta në botë në vitin 2017, Kosova tani radhitet në mes Togos dhe Malavit, në vendin e 127-të. Nuk ka dyshim se ritmi i kësaj ngritje do të vazhdojë edhe më tej.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...