LDSHM SHBA/Evropë apelon që të votohet kandidadti shqiptar, Blerim Reka

Date:

15:57:44             2019-04-16

 

 

Sekretari i përgjithshëm i LDSHM-së SHBA/Evropë, përndryshe kryetar i degës në Zvicër, Alisetar Ramadani, në një intervistë për Shtegu.com, ka ftuar diasporën shqiptare që të mos bie pre e kalkulimeve politike në Maqedoninë e Veriut, lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vend. Në pyetjen përse partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk e përkrahin Blerim Rekën si kandidat për president të vendit, zotëri Ramadani pohon:
„Ne nuk mundemi t’i interpertojmë qëndrimet e partive aktuale të cilat janë pjesë e qeverisë, por mund të supozojmë se ata mbrojnë interesin e tyre partiak si pjesë e qeverisë! Megjithëse duhet ta përmendim patjetër se sistemi aktual zgjedhor nuk është aspak real, jemi praktikisht të detyruar të marrim pjesë në zgjedhje ku paraprakisht dihen rezultatet sa i përket kampeve politike kombëtare!“

Në një postim të fundit të LDSHM, kryetari i saj, zotëri Xhevat Prespa ka theksuar se dalja hapur në fushatën për kandidatin e LSDM-së i prek interesat e shqiptarëve, ndërsa zotëri Ramadani e plotëson: „Interesat preken sepse me fjalën e madhe `shoqëri për të gjithë` në fakt ka diçka përbrenda saj që të lë të nënkuptojmë se nuk bëhet fjalë Republikë për të gjithë! Interesi i shqiptarëve vazhdon të margjinalizohet dhe bile, ne i akuzojmë me radhë të gjitha qeveritë të gati 7 dekadave të fundit, se ato kanë punuar në mënyrë tinëzare dhe sistematikisht i kanë diskriminuar shqiptarët, sepse këtë ua ka mundësuar pushteti absolut që kanë pasur, edhe pse ne si shqiptarë gati se çdo herë kemi protestuar. Por, ata e kanë shfrytëzuar pushtetin për të bërë presion me polici, ushtri, por edhe me gjykata“.

Mëtutje, zotëri Ramadani ka vazhduar:

„Përderisa kryeministri aktual e akuzonte Gurevskin për regjim të egër, në fakt ky nuk dallon shumë nga ai sa na përket neve shqiptarëve. Prandaj, si shqiptarë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se ky sistem zgjedhor është kryekëput në dëm tonin, ne edhe një herë më tepër do t’i tregojmë bashkësisë ndërkombëtare se jemi popull që i respekton konventat ndërkombëtare, por nga një herë kur zullumi trashet, mund të bëhet shumë vonë! Nuk do të lejojmë deri në pakufi të mbretëron ky avaz në tokat tona autoktone, sidomos këtë duhet ta ketë parasysh Evropa. Prandaj, i ftojmë mërgimtarët, të cilët kanë mundësi të shkojnë në vendlindje, që të shkojnë dhe të votojnë z.Blerim Rekën“, ka përfunduar zotëri Alisetar Ramadani, sekretar i përgjithshëm i LDSHM-së SHBA/Evropë“.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...