Lamborghini, vetura që bashkon dizajnin me shpejtësinë (Foto)

Date:

Shpejtësia e saj i kalon 350 km në orë; shkon nga zero në 100 në më pak se di 2,8 sekonda.

Duke nisur që nga dizanji, vetura e re hibride e Lamborghinit me 819 kuaj fuqi duket se do të jetë një kënaqësi e vërtetë për syrin.

Lamborghini Sian reflekton dëshirën për të kombinuar një dizajn vizionar dhe zgjidhjet e jashtëzakonshme aerodinamike; një veturë super sportive, e konceptuar për një epokë të re por me zemrën dhe shpirtin e një Lamborghini të gatshme të sfidojë limitet.

Silueta e saj ka disa veçori si deflektorët karakteristikë, tek dyert mund te dallosh formën unike “Y” , ndërsa në tërësi dizajni i jashtëm mund të konsiderohet një deklaratë e efikasitetit aerodinamik.

Lamborghini Sian do të realizohet në një seri të limituar prej 63 ekzemplarësh, të gjithë të personalizuar për secilin pronar.

Ideja është që të krijohen vetura unike ekskluzive. Secila do të kushtojë $3.6 milionë. Automjeti i ekspozuar në sallonin e Frankfurtit ka një ngjyrë “floriri elektrik”, është lyer me një shtresë boje që përmban copëza e kristale në ngjyrë të artë, për ta shumëfishuar kështu efektin vizual.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...