LAJMI FUNDIT: Kosovari vret me thikë një shtetas italian në Gjermani
Në orët e hershme të së shtunës, dyshohet se një person (50) ka vrarë me thikë një shtetas italian në Wiedergeltingen (rrethi Unterallgäu) në Gjermani. Shokët e dhomës e gjetën viktimën 51-vjeçare të shtrirë në korridorin e një banese. Pavarësisht masave të menjëhershme të ringjalljes, burri vdiq para se të vinte mjeku i urgjencës. Sipas policisë, arsyeja dhe rrethanat e zënkës fatale janë ende të paqarta.
Fillimisht, autori u arratis në drejtim të panjohur, shkruajnë mediat gjermane. Gjatë mëngjesit, policia ka mundur ta arrestojë përkohësisht të dyshuarin e lindur në Kosovë, me vendbanim në Buchloe (rrethi Ostallgäu). Hetimet e para nga policia kriminale Memmingen zbuluan një dyshim ndaj të akuzuarit, transmeton Shtegu.com. Sipas policisë, ai ende nuk është pronocuar rreth krimit.
Kosovari do të paraqitet te gjykatësi hetues në Gjykatën e Rrethit Neu-Ulm të dielën, për të sqaruar çështjen e paraburgimit. Hetimet e mëtejshme do të kryhen nga policia kriminale në Memmingen, në koordinim të ngushtë me zyrën e prokurorit publik në Memmingen.