LAJMI FUNDIT: Gjenden 39 kufoma në një kamion

Date:

Një shofer kamioni 25-vjeçar është arrestuar në Essex, në lindje të Londrës. Në kontejnerin e tij janë zbuluar disa trupa të pajetë.

Policia britanike ka zbuluar 39 trupa në një kamion me kontejner në një zonë industriale në lindje të Londrës. Shoferi 25-vjeçar nga Irlanda Veriore është arrestuar nën dyshimin për vrasje, tha policia të mërkurën. Hetuesit vlerësuan se kamioni kishte mbërritur nga Bullgaria dhe kishte mbërritur të shtunën në Holyhead, Uells, në Britani të Madhe. Trupat ishin gjetur në mesin e rimorkios me kontejnerit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com.

„Jemi duke i identifikuar viktimat, por po supozoj se mund të zgjasë më shumë“, tha polici Andreë Mariner. Gjithashtu mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për refugjatë.

Sipas ekipeve të shpëtimit, kufomat janë gjetur në zonën industriale Waterglade në Grays, e cila është rreth 30 kilometra nga qendra e Londrës, afër lumit Temza. Midis të vdekurve është edhe një adoleshent.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...