Lajm i rrallë për hokeistët shqiptarë

Date:

16:06:41               2018-01-06

 

 

 

Alban Rexha është njëri ndër hokeistët e rrallë shqiptarë në arenën ndërkombëtare, i cili po shkëlqen me rezultatet e tij.

“Në Kosovë, pothuajse askush nuk e di se çka është hokeji. Në Shqipëri nuk ka as sallë të këtij sporti. Shumë pak njerëz e dinë që ky sport ekziston”, kishte deklaruar kohë më parë për mediat zvicerane Albani, përcjellë Shtegu.com.

Familja e tij kishte migruar në Zvicrës para 34 vjetësh, ndërsa Albani u lind dhe u rrit në shtetin helvetik.

Informatat e fundit thonë se Alban Rexha do t`i bashkëngjitet ekipit EHC Olten të Zvicrës pas transferimit të Daniel Eigenmann në një ekip tjetër: Ish lojrai i NL-Ligës, Alban Rexha sezonin e ardshëm do të kalojë nga Churi në EHCO Olten. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare plus opsionet.

Tek ekipi MySports-League-Klub Chur, sezonine kaluar Alban Rexha është angazhuar në 20 ndeshje me 36 pikë dhe golashënuesi më i mirë i ligës. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...