Huazuar nga profili i Vedat Memedaliut
Bashkësia Islame e Maqedonisë paska nxjerr shpalljen dhe kushtet për zgjedhjen e Reisit të ri.
Unë nuk e di KUSH DO TË jetë Reisi ri, por e di KUSH NUK DO TË jetë.
Sigurisht NUK DO TË jetë Dr.Shaban Sulejmani, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame. E përsëris: Doktori i Shkencave Islame.
NUK DO TË jetë sepse kurrë nuk ju lëpy as Sulës, Mulës apo Pulës. Nuk ka një mercedes 100 mijë euro dhuratë nga BFI dhe nuk ka as edhe një foto në sofrat plotë me mish me Sulën, Mulën apo Pulën.
Nuk ka kënduar Happy Birthday në dreka-darkat e Sulës, Mulës apo Pulës dhe nuk ka qenë pjesë e listave të fitimit nga haxhi, zekati e fitrat që ka grumbulluar BFI e Maqedonisë.
NUK DO TË jetë sepse ai është dr.Shabani dhe jo hija e Sulës, Mulës apo Pulës. Dhe, të tillët si dr.Shabani, ju prishin koeficientin e „inteligjencës“ shumicës në BFI, atyre që shitën dhe po nëpërkëmbin çdo vlerë të muslimanëve në vend.

