Kush është Ardita Iseni që Rusisë i shënoi dy gola në mes të Serbisë ?!

Date:

17:31:49             2019-03-16

Kombëtarja zvicerane e grupmoshave U-17 është duke luajtur për mrekulli në kualifikimet për Kampionatin Europian, që po mbahen në Serbi. Në tri ndeshje të zhvilluara, ajo ka korrur dy fitore të vlefshme, duke pësuar vetëm një humbje. Fitoren e parë e realizoi në ndeshjen kundër Serbisë (2:3), ndërsa më e merituara ka qenë debutuesja shqiptare nga ekipi i FC St. Galleni, Ardita Iseni, e cila asistoi në dy gola të realizuar në minutat 60/63.

Edhe në ndeshjen e sotme të zhvilluar kundër Rusisë, Ardita shënoi dy gola të mrekullueshëm, që Zvicrës i mundësuan të shënojë fitoren e dytë me rezultat 4:2, informon Shtegu.com. Golin e tretë e ka shënuar Yllka Kadriu nga njëmbëdhjetëmetërshi. Aktualisht, Zvicra U-17 ka 6 pikë nga tri ndeshje dhe pozicionohet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit, me gjasa reale për t`u kualifikuar në Kampionatin Europian.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...