Daud Noorzai: Bota nuk po solidarizohet për myslimanët

103 Lexime

00:49:46              2019-03-17

 

 

Shkruan: Daud Noorzai

Viteve të fundit, ne kemi përjetuar shumë sulme të tmerrshme terroriste: Në botën perëndimore dhe sidomos në „Botën e Tretë“. Secili sulm, pavarësisht racës, fesë apo statusi social e ka tronditur shumicën paqedashëse anekënd botës.

Ne u kujdesëm për viktimat dhe dënuam veprimet e terroristëve.

Por, sulmet në botën perëndimore kanë pasur më shumë vëmendje se sulme të ngjashme në „Botën e Tretë“ apo vendet islamike. Këto mizori kanë qenë më tepër të mbuluara nga mediat, janë diskutuar më ashpër nga politikanët dhe kanë shkaktuar reagime në rritje të popullsisë – sidomos nëpërmjet mediave sociale.

U mundova ta arsyetoj dallimin në ndikim me media më të mira, më shumë qasje në internet në botën perëndimore dhe fakti që shumica janë shurdhuar për shkak të luftërave dhe të sulmeve në shtetet islamike.

Por sulmi i tmerrshëm në Zelandën e Re e ka shkatërruar argumentin tim.

Unë isha gabim: Ne – njerëzit – pavarësisht nga raca, feja apo statusi ynë social, nuk po mbajmë zi në mënyrë të barabartë me të gjitha viktimat e sulmeve të ngjashme, ne nuk po i dënojmë të gjithë terroristët në të njëjtën mënyrë, mediat nuk po e mbulojnë masakrën në të njëjtën mënyrë dhe politikanët tanë nuk po i ndërmarrin të njëjtat përpjekje!

Ne dalim nëpër rrugë, ne shprehim ngushëllime dhe ndryshojmë mendimin vetëm për „viktimat e bardha“. Një sulm ndaj myslimanëve – edhe në një vend të „Botës së Parë“ nuk shkakton të njëjtin ngacmim mediatik, nuk ka marshe të politikanëve dorë për dore për paqe apo parashikime të menjëhershëm në monumentet dhe ndërtesat për të treguar solidaritet.

Dhe unë nuk mundem bile ta drejtoj gishtin në „botën jomyslimane“!

Në botën myslimane, shprehjet e solidaritetit mungojnë.

Ngjashëm me mungesën e motivimit për të treguar solidaritet me viktimat myslimane, ekziston gjithashtu një përshkrim i pabesueshëm i autorit. Me këtë rast, disa media nuk shkruajnë për një „terrorist“, por në këtë rast ai është një „vrasës“ ose një „sulmues“.

I parashtroj vetvetes pyetje: A janë fjalët terror, terroristët, fanatikë, vetëm për vrasës me pasaporta nga vendet islamike?

Sigurisht, pas këtij sulmi terrorist nuk do të ketë kontrolle shtesë në aeroporte, ku të bardhët duhet të deklarojnë se nuk kanë lidhje me organizatat terroriste. Nga ana tjetër, për njerëzit nga bota islame, është përditshmëri.

Pika ime e fundit mund të duket shumë e ashpër dhe jam i sigurtë që shumë lexues do të më sulmojnë për të. Por unë shpresoj se disa do të përpiqen të kuptojnë mesazhin pas fjalëve të mia:

Është jashtëzakonisht e trishtueshme që kaq shumë njerëz kanë vdekur, unë solidarizohem me të afërmit. E megjithatë unë duhet të them: Jam i kënaqur që terroristi NUK ishte mysliman.

Në këtë rast, vuajnë familjet që po qajnë për të dashurit e tyre, e jo të gjithë myslimanët.

Por, po të ishte konstelacioni i kundërt (terrorist mysliman/viktima krishtere apo hebraike) – miliona myslimanë do të vuanin në javët dhe mujajt e ardhshëm, nën sulmet e mediave, do të akuzoheshin kolektivisht nga opinioni dhe do të vendoseshin nën dyshimin e përgjithshëm dhe madje edhe të vëzhgoen edhe më tepër nga ana e autoriteteve të sigurisë.

Lutjet e mia janë me viktimat – por asgjë nuk do të ndodhë. Viktimat do të varrosen, terroristi do të shkojë në burg dhe ne do të jetojmë jetën tonë. Dhe do të ketë më shumë sulme terroriste ndaj myslimanëve.

* Daud Noorzai (41) konsiderohet si një nga afganët më të famshëm dhe më me influencë gjermane, veçanërisht për gratë dhe brezat e rinj në Afganistan. Ai është bartës i Medaljes shtetërore të Afganistanit. Noorzai u lind në Kabul më 1977, u largua me familjen e tij në Gjermani, ku u rrit dhe studioi ekonominë. Në vitin 2004, ai u kthye në vendlindjen e tij në Afganistan, e themeloi njërën nga kompanitë më të mëdha të medias, pastaj shkoi në politikë dhe në vitin 2015 ishte kreu i zyrës së presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani. Ndërkohë, Noorzai ka ngritur një firmë konsultimi në Kabul, e specializuar në investime të huaja direkte dhe projekte të mëdha për infrastrukturë dhe energji. 60 afganë të rinj punojnë në zyrën e tij, me një numër të grave prej 30 për qind. Noorzai ende këshillon shumë politikanë të rinj në vend dhe ndihmon në modernizimin e vendit. Shkrimi është huazuar nga gazeta gjermane Bild, e përshtatur nga Shtegu.com.