Kryeministri Edi Rama i emocionon italianët me fjalimin e tij

Date:

Shqipëria dërgon 30 mjekë dhe infermierë në Itali. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u tha lamtumirë me një fjalim emocionues në italisht: „Ne nuk i harrojmë miqtë tanë“, shkruan gazeta austriake „Heute“.

Sistemi i kujdesit shëndetësor italian ende po përballet me një mbingarkesë të plotë. Ndihma është urgjentisht e nevojshme. Shqipëria e Vogël, të dielën dërgoi 30 mjekë dhe ndihmës mjekësorë në Italinë fqinje.

Kryeministri Edi Rama e përcolli delegacionin. Në një video fjalim në italishte të rrjedhshme, ai tha: „Shqipëria nuk është as një vend i madh dhe as një vend i pasur, por ne nuk harrojmë“. Në të kaluarën, Italia i kishte ndihmuar bujarisht shqiptarët dikur kur kishin nevojë për ndihmë, informon Shtegu.com.

„Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të lejojmë e të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk i harrojnë miqtë e tyre kur janë në telashe. Është e rëndësishme të luftojmë dhe ta mposhtim së bashku armikun e padukshëm“, tha Edi Rama.

Nëpër mediat sociale italiane, mijëra italianë falënderuan fqinjin e tyre përtej Adriatikut, për fjalët e sjellshme dhe gjestin e shkëlqyeshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...