Kosovari plagos në Zvicër pronaren e qenit pasi ai po lehte

Date:

Sipas hetime të deritanishme, dy gra të moshës 31 dhe 34-vjeçare, kanë qenë duke shetitur jashtë me qenin e 34-vjeçares në rrugën „Gärtlistrasse“ në Sevelen të Zvicrës. Më pas ata takuan një grua të panjohur me karrocë dhe një qen të vogël, kur qeni i 34-vjeçares filloi të leh.

Me këtë rast u shkaktua një debat i shkurtër mes dy pronarëve të qenve. Gjatë këtij debati dyshohet se ka ardhur në vendngjarje një kosovar 33-vjeçar i pa përfshirë, i cili e ka fyer 34-vjeçaren.

Pronarja e panjohur e qenit me karrocën më pas u largua nga vendndodhja. Më pas 33-vjeçari ka kërcënuar me thikë dy femrat dhe e ka plagosur lehtë në kofshë 34-vjeçaren.
Kur 31-vjeçarja tërhoqi vëmendjen për situatën e saj emergjente, në ndihmë erdhën dy burra të tjerë. Më pas kosovari 33-vjeçar është larguar.

Ai u arrestua të mërkurën pas një hetimi fillestar, raporton portali Shtegu. Edhe dy burrat që i ishin bashkuar janë larguar pa lënë të dhënat e kontaktit.

Përveç dy burrave dhe gruas me karrocë, ngjarjen ka të ngjarë ta kenë parë edhe persona të tjerë. Personat që mund të japin informacion mbi rrjedhën e ngjarjeve u kërkohet të raportojnë në Policinë e Kantonit St. Gallen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...