Kosovari 19-vjeçar therë me thikë austriakun në prapanicë

Date:

13:06:19           2018-03-01

 

Gjatë një zënke të shkaktuar mbrëmjen e së mërkurës në Graz të Austrisë, një shtetas 19-vjeçar kosovar, e ka therë me thikë në prapanicë disa herë një austriak 22-vjeçar. Sulmuesi i dehur është arrestuar nga policia austriake, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë Shtegu.com. I plagosuri menjëherë është dërguar në spitalin e Grazit, ndërsa sulmuesi nuk ka mundur të merret në pyetje. Shkaku i zënkës është ende i paqartë, ka pohuar një zëdhënës i policisë austriake.

Disa dëshmitarë të rastit, rreth orës 20.40 e kanë alarmuar policinë pas një zënke të zhurmshme në hyrje të qendrës tregtare Steirerhof në sheshin Jakomini. Gjatë zënkës, viktima 22-vjeçare ishte therë me thikë nga një kosovar 19-vjeçar, duke pësuar plagë të rënda. Pas intervenimit ambulant, i plagosuri është lëshuar në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm.

Kosovari me vendbanim në Graz është arrestuar, ndërsa arma i është konfiskuar. Për shkak të gjendjes së tij të dehur, ai nuk ka mundur të merret ende në pyetje. Ai është dërguar në stacionin policor dhe ndaj tij është urdhëruar ndalesë e armëmbajtjes. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...