Korrupsion i pazakonshëm po e trondit Zvicrën

79 Lexime

23:29:56                 2019-04-21

 

 

Në Kantonin e Gjenevës është duke u zhvilluar një hetim i brendshëm kundër disa policëve. Megjithatë, me sa duket ata edhe më tej punojnë në rrethinën me drita të kuqe.

Seks kundër shqiptimit të gjobave: Mbi 20 policë të Gjenevës thuhet se kanë marrë pjesë në këtë marrëveshje. Në disa bordele në lagjen Pâquis të Gjenevës, dyert kanë qenë të hapura për policinë. Kjo është raportuar nga programi SRF i emisionit „Schweiz aktuell“, informon Shtegu.com.

Menaxhuesja e bordelit, Liza thotë se çmimi ishte i qartë kur policët kërcënonin me gjoba: Një orë në shtrat me një polic. Ndonjëherë më shumë. „Kjo ka qenë e vetmja gjë që ato është dashur të paguajnë“, thotë Liza në këtë emision. Që nga viti 2010 kanë ekzistuar kamera për mbikqyrje të bordeleve, ku policët tregojnë se marrin trajtim seksual.

Që nga java e kaluar, prokurori i Gjenevës është duke hetuar korrupsionin e dyshuar. Sipas gazetës GHI të Gjenevës, prokurorët kanë gjetur shumë dëshmi inkriminuese në telefonin e një personi të ndaluar. Pavarësisht akuzave, dyshohet se oficerët e policisë vazhdojnë të punojnë në rrethinën me drita të kuqe, raporton „Schweiz aktuell“.

Tani politika zvicerane kërkon sqarim: „Këta policë kanë bërë kërcënime,“ thotë Diego Esteban, këshilltar i Gjenevës, për emisionin, njofton Shtegu.com. „Paramendoni se dikush bën një shkelje të ligjit dhe pastaj i thotë policit: ‚Ose më lejoni të kaloj ose këto fotografi do t`i bëj publike‘. Ky është një rrezik për sigurinë e kantonit të Gjenevës“.

Me një kërkesë urgjente në këshill, ai tani kërkon që skandali i korrupsionit të zgjidhet sa më parë. „Një sjellje e tillë është e patolerueshme nga ata njerëz që duhet të monitorojnë sundimin e ligjit“.