Korrieri shqiptar i DPD-së në Zvicër ia dorëzon propozimin për martesë (VIDEO)

Date:

Një korrier shqiptar i DPD-së ia jep unazën e fejesës, ndërsa Leonardo Novella kërkon dorën e të dashurës së tij. Novella filmon propozimin për martesë në mes të masave të koronavirusit. Ky promovim arriti në shtypin britanik bulevardesk

„Qëndroni në shtëpi“, thuhej gjatë masave të koronavirusit. Nuk ka problem, i shkoi në mend Leonardo Novella (31) nga Cyrihu dhe bën propozimin e martesës së të dashurës së tij pikërisht në pragun e derës. Fqinjët e tij po brohorisnin nga ballkoni.

Novella punon si asistent personeli në shërbimin e furnizimit DPD. Miku i tij shqiptar, korrieri Almir Qerimi ia jep unazën e fejesës. Tetë kamera e filmojnë skenën në rrethin ëiedikon të Cyrihut. Ky eveniment është publikuar edhe në shtypin e përditshëm britanik «Daily Mail», informon Shtegu.com.

Thuhet se e dashura e tij nuk dinte asgjë. Më 9 maj, korrieri shqiptar Almir Qerimi cingërroi te Vanessa Biondo (34) me pretekstin se do t`i dorëzonte një paketë. „Mund ta lini aty“, i kishte thënë Biondo në interfon. Mirëpo, Almiri insiston në një nënshkrim. Ndërkohë, Novella e kishte përgatitur një tufë lulesh për të dashurin e tij. I veshur mirë me një sako gri, unazën në xhep.

Vanessa Biondo vjen deri pragu i derës, me vajzën e saj Lorena në krahë. Për 10 vite të tëra, çifti janë bashkë dhe që 15 muaj janë edhe me fëmijën. Ajo shkëlqen kur sheh partnerin dhe ulet në shkallët para shtëpisë me vajzën e saj.

Novella heq unazën nga xhepi i xhaketës, gjunjëzohet dhe i thotë: „A do të martohesh me mua?“ Ajo përgjigjet menjëherë: „Po!“ dhe e përqafon, ndërsa në mes tyre është vajza Lorena. Papritmas, shpërthejnë brohoritjet sipër tyre.

Banorët e bllokut të apartamenteve u mblodhën në ballkonet e tyre dhe ndoqën propozimin për martesë. Por jo vetëm kaq! Banorët kishin përgatitur edhe fishekzjarre në ballkon. Gjithçka shkëlqente me të gjitha ngjyrat, ndërsa çifti përqafohen njëri-tjetrin.

Fillimisht, Leonardo Novella u kishte kërkuar fqinjëve që të mblidheshin në ballkon. „Por unë nuk i prisja fishekzjarret“, thotë ai për „Blick“, përcjell Shtegu.com. „Për një kohë të gjatë përpiqesha ta pyes Vanessën, por më mungonte frymëzimi“.

Videot nga bllokimi i masave të koronavirusit, ku shumica këndonin e vallëzonin nëpër ballkone, atij i kishin dhënë idenë se duhet të organizojë një propozim martese në shtëpi, në pragun e derës – në përputhje me rregullat. Çifti planifikon të martohet në fund të gushtit, nëse nuk i prish punë koronavirusi. Videon  në fjalë mund ta ndiqni duke shtypur këtu:

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...