Konkurs për vend të lirë pune – Asistent-e konsullor-e-28.01.2025

Date:

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosova
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Ministarstvo Inostranih Poslova i Diaspore
Ministry of Foreign Affairs and Diaspora
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

 

K O N K U R S
për vend të lirë pune:

Pozita:                                          Asistent/e Konsullor/e

Vendi i punës:                          Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kohëzgjatja e kontratës:      Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh;

Data e aplikimit:                      28 Janar – 5 shkurt 2025

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç
është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna
më poshtë:

– Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata
dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;

– Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuterike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e
sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ose agjencitë e tjera qeveritare për
veprime pasuese;

– Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe
përkthimet konsullore;

– Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt;

– Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore;

– Procedimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinë lidhur me kërkesat e ndryshme;

– Kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë e telefonistit/es në konsullatë.

 

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

– Të ketë diplomën e shkollës së mesme;

– Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit
pranues;

– Njohja e gjuhës gjermane(e obliguar), preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;

– Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;

– Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse
preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;

– Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;

– Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive
duke punuar në një ambient nën presion.

Kandidatët/et të cilët aplikojnë, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:

– CV-në;

– Kopjen e dokumentit identifikues;

– Kopjet e diplomës/ave;

– Letër motivuese;

– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së
rekrutimit);

– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të
procedurës së rekrutimit).

Këto dokumente mund të dërgohen përmes e-mail adresës; Consulate.zurich@rks-gov.net .

Ju lutem sigurohuni që subjekti i e-mail-it të përmbajë titullin: „Aplikim për Asistent/e Konsullor/e”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...