Komisari i OKB-së për të drejtat e refugjatëve ka kritikuar trajtimin e refugjatëve në Maqedoni

Date:

14:18:19                 2016-09-24

 

 

 
Komisari i OKB-së për të drejtat e refugjatëve, Al Hussein ka kritikuar trajtimin e refugjatëve në Maqedoni.

 

 
„Politika sitematizuese dhe dëbimi i migrantëve të ndaluar është një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare“, ka deklaruar Al Hussein në Gjenevë, përcjellë „Shtegu.com“. Për brengosje janë sidomos situatat në qendrat e strehimit në vendkalimet kufitare Tabanoc në kufirin me Serbinë dhe Gjevgjeli në kufirin me Greqinë. Në Gjevgjeli janë duke jetuar rreth 180 persona të pasigurt për ardhmërinë e tyre, pasi është mbyllur kalimi kufitar.

 

 

 

Sipas të dhënave të OKB-së, nga 600 migrantë, të cilët nga viti 2015 kanë parashtruar kërkesë për azil, vetëm pesë prej tyre janë e kanë të zgjidhur statusin e qëndrimit. Gjatë vitit të kaluar, përmes Maqedonisë kanë kaluar më mijëra refugjatë rrugës për në Europën Qendrore e Veriore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...