Koment: A duhet të tërhiqet Swisscoy nga Kosova?!

Date:

Një aleancë e pabindur midis SVP-së dhe të Gjelbërve në Zvicër, ka dashur të mënjanojë një shtyllë të rëndësishme të ushtrisë zvicerane – për fat të mirë ajo dështoi

A duhet ushtarët zviceranë të vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë? Jo, e shohin të majtët dhe të djathtët – dhe e morën nën kontroll ndërtimin e paqes. Por tërheqja e Swisscoy nga Kosova në situatën aktuale, do të ishte fatale. Dhe ushtria zvicerane tashmë i ka shpenzuar paratë e saj për gjëra edhe më të marra.

Zvicra do të dërgojë përsëri më shumë promovues ushtarakë për paqe në Kosovë. Kështu vendosi të enjten Këshilli Kombëtar zviceran. Vendimi ka kuptim. Jo vetëm sepse tensionet në Ballkanin Perëndimor janë rritur përsëri. Por edhe pasi ushtria zvicerane përfiton drejtpërdrejt nga dislokimi.

Një aleancë e paqëndrueshme e SVP-së dhe të Gjerlbërve, ka luftuar përkushtimin zviceran për paqen. Për arsye të ndryshme, natyrisht. Për të Gjelbrit, ushtria është një leckë e kuqe. Përkundrazi, ata duan t’i shfrytëzojnë të hollat në ndërtimin e paqes civile. SVP, nga ana tjetër, kërkon që Kosova si një shtet sovran, të sigurojë personalisht sigurinë e saj. Që të dyja kanë menduar shumë shkurt.

Sigurisht, lufta në Kosovë ndodhi rreth njëzet vite më parë. Por, Serbia ende nuk e njeh shtetësinë e fqinjes së saj. Dhe zhvillimet në muajt e fundit tregojnë se situata në Ballkanin Perëndimor është gjithçka, por jo edhe e qëndrueshme. Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, BE dhe SH.B.A. nuk po ndjekin një strategji të përbashkët në rajon. Presidenti Trump dëshiron të arrijë sukses të shpejtë të politikës së jashtme dhe përpiqet të thyejë një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse është e nevojshme edhe duke zhvendosur kufijtë.

E gjithë kjo mban gjallë tensionet etnike. Vetëm autoritetet lokale nuk mund të garantojnë sigurinë e pakicës serbe. Jo vetëm që Këshilli Federal ka ardhur në këtë vlerësim, por edhe vëzhguesit e pavarur. Mund të mbyllen sytë nga ky realitet, siç bën SVP-ja. Por kjo rrezikon stabilitetin në rajon. Sepse vetëm KFOR-i (Forca e Kosovës) shumëkombëshe, e udhëhequr nga NATO dhe bashkë me të, edhe ushtarët zviceranë – është shumë shpejt në vendngjarje, po që se përshkallëzohet situata.

Një tërheqje e papritur gjithashtu do të kishte pasoja negative për Zvicrën. Për Kosovën, ajo ka qenë një partner i besueshëm për vite me radhë. Për më tepër, përkushtimi për paqen kontribuon në perceptimin pozitiv të Zvicrës jashtë vendit. Ndërtimi i paqes ushtarake mund ta formësojë këtë imazh më pak se ndërmjetësimi i suksesshëm politik. Por ushtria mund të luajë një rol kryesor ku ndërtimi i paqes civile arrin kufijtë e saj. Sidomos pas një konflikti të armatosur, prania e trupave neutrale ka kuptim për të siguruar sigurinë e popullatës civile.
Zvicra nuk i hedh verbërisht paratë e ushtrisë në Kosovë. Ndërtimi i paqes ushtarake përbën vetëm rreth një për qind të buxhetit të ushtrisë – edhe pse është një nga tre mandatet kushtetuese për ushtrinë. Për më tepër, Qeveria federale reduktoi stafin dhe burimet financiare të Swisscoy për sa kohë që ishte e këshillueshme, për shkak të zhvillimeve politike lokale. Tani që tensionet po rriten përsëri, shuma duhet të rritet nga rreth 33 milionë franga zvicerane në 40 milionë, në vit. Kjo është më pak se para uljes së fundit të buxhetit. Kushdo që i kujton skandalet e prokurimit të viteve të fundit, mund të thotë me bindje: Ushtria tashmë i ka shpenzuar paratë e saj edhe për gjera më të marra.

Të Gjelbrit dhe parlamentarët e SVP-së jo vetëm që kërkuan uljen e buxhetit, por gjithashtu duan të tërheqin të gjithë 165 personelin ushtarak zviceran nga Kosova. Ky nuk do të ishte fundi i menjëhershëm për ndërtimin e paqes ushtarake. Por ajo do të humbiste rrjetin e saj. Zvicra merr pjesë në dhjetëra operacione me shumë më pak staf. Fundi i papritur i Swisscoy do të dëmtonte ushtrinë.

Kosova është një nga disa misionet serioze në të cilat ushtarët zviceranë janë vërtet të provuar. Oficerët fitojnë përvojë të rëndësishme drejtimi dhe aftësi të reja. Kjo i jep besueshmëri ushtrisë brenda dhe jashtë vendit. Për fat të mirë, shumica e partive janë të vetëdijshme që kjo nuk duhet të rrezikohet lehtë.

*************************************************

Autorja Larissa Rhyn ka lindur në Cyrih në vitin 1992. Ka përfunduar Bachelor në Shkencë Politike dhe Histori në Universitetet e Cyrihut dhe McGill (Montreal), i ndjekur nga një Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Institutin në Gjenevë. Përveç kësaj, ajo ka punuar si gazetare e pavarur për „Südostschweiz“ dhe si redaktore për „Zürcher Studierendenzeitung“. Pas mbarimit të studimeve, ajo bëri praktikë në ambasadën zvicerane në Spanjë dhe në radio dhe televizion zviceran. Filloi në NZZ si vullnetare në departamentin e brendshëm, ndërsa që nga korriku 2019 është korrespodente nga Parlamentit Federal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...