Çifti zviceran e dhuron gjelin që mbante koncert gjatë tërë ditës
Tani, edhe një çift i ri nga Kantoni i Bernës ka kërkuar një kotec të ri në Facebook, për gjelin e tyre. Koncerti i tij i kukurisjes ka filluar t`i zgjojë nga gjumi fqinjët dhe furrtarët në fshat
Gjeli me nofkën Speedy është një shpezë e zbutur dhe e dashur. Një gjel që mund ta marr në krahëror, ose sikurse pohon pronarja Nicole ëirz, me dëshirë „përkëdhelet“. „Po që se e përkëdhelni për një kohë, ai mbyll sytë dhe pothuajse bie në gjumë. Kjo është shumë e këndshme”, thotë e entuziazmuar 24-vjeçarja, e cila kujdeset për gjelin njëvjeçar së bashku me mikun e saj, Kevin Rubin (29) në Reichenbach BE.
Por siç asocon edhe nofka, Speedy ka edhe një anë të temperamentit. ëirz thotë se ai është një pako energjie dhe vazhdimisht qarkullon. Megjithatë, ai ka një organ vokal mbresëlënës: „Ai kukuris me zë të lartë dhe shpesh, nga mëngjesi deri në mbrëmje“. Të famshme janë „thirrjet e tij të alarmit“, të cilat ai i lëshon sa herë që e frikëson apo e frikësojnë atë. „Ai nuk do të pushojë derisa ta kontrollojmë“.
Kjo nuk u përshtatet të gjithëve. ëirz pranon se nuk ka pasur ankesa të drejtpërdrejta nga zona përreth. Sidoqoftë, fqinjët u vërejtën se po shqetësoheshin nga kukurisjet e Speedyt. ëirz e kupton këtë: „Nëse ndokush qëndron në kopsh dhe dikush gjatë gjithë kohës kukuris, kjo është një telashe“. Për më tepër, bukëpjekës jetojnë aty pranë, të cilët kishin nevojë të flenë pasdite, shkruan „20 Minuten“, transmeton Shtegu.com.
Prandaj, me zemër ty thyer çifti vendosi ta dhuronte të dashurin e tyre, i cila ishte i vetmi nga gjashtë zogjët të mbijetuar në inkubator. Të enjten menjëherë filluan thirrjet e fermerëve përkatës. Por ata u zhgënjyen shumë shpejt, pasi Speedi e kishte gjetur një kotec të ri. Një grua nga zona e Konolfingenit kishte rënë dakord ta merrte për vete.
ëirz dhe Rubin nuk duan ta harrojnë tërësisht gjelin e tyre: „Kemi rënë dakord me pasardhësin tonë të mundshëm që të mund ta vizitojmë herë pas here Sppedyn“.