Kolosi i mërgatës shqiptare Setki Ibraimi shpallet Ambasador i Paqes dhe së bashku me Miftar Tershnjakun edhe Akademik nga A.SH.A.SH.K. New York

Date:

Më 25.11.2024, nga ora 14:00 deri në 16:00, u zhvillua një ngjarje e veçantë për promovimin e librave, e organizuar në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit, në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Programi i tubimit ishte i pasur dhe shumëngjyrësh, duke nisur me një pjesë teatrale-humoristike nga aktori i njohur Akademiku Mr. Dibran Fylli dhe aktorja Magbule Rrapaj, të cilët me interpretimin e tyre të shkrirë në humor, krijuan një atmosferë të ngrohtë e miqësore. Pjesa tjetër e programit përfshiu performanca muzikore klasike nga artisti i shquar Valon Imeri, i cili me talentin e tij të jashtëzakonshëm përcolli meloditë që preknin thellë shpirtrat e të pranishmëve.

 

Një moment shumë i rëndësishëm i tubimit ishte pjesëmarrja e Profesorëve Kristaq Shabani, Dr. Shefqet Dina dhe Dr. Hekuran Rrapa, të cilët ndanë refleksione mbi vlerën dhe rëndësinë e librave të promovuar, si dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Një nga momentet kulmore të ngjarjes ishte ndarja e çertifikatave -Membership Certificate – dhe dy tituj akademikë nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Kulturës së Nju Jorkut për dy personalitete të shquara: Miftar Tershnjakun -Akademik dhe Kolosin e mërgatës shqiptare në politikë, Asambleistin Setki Ibraimi-Akademik, i cili, përveç titullit „Akademik“, mori edhe çmimin tjetër, përfshirë titullin:Ambasador i Paqes. Ky vlerësim i veçantë është një shenjë e mirënjohjes për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në fushat e shkencës, kulturës dhe politikës, si dhe angazhimin e palodhur për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare. Setki Ibraimi, me një karrierë 15-vjeçare si politikan, është një figurë e shquar dhe një djalë i lavdishëm i kombit shqiptar, i njohur për kontributin e tij të paepur në forcimin e mardhënieve ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

 

Në këtë ngjarje të paharrueshme, u interpretuan himni i Austrisë dhe himni kombëtar shqiptar, duke shtuar një dimension patriotik dhe simbolik. I gjithë tubimi shënoi një ditë të paharrueshme, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe edukatës për avancimin e shoqërisë shqiptare.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...