Kështu ia zbukuron zvicerani gardhin shqiptarit

Date:

Një rast i zakonshëm por që nuk është risi në Zvicër, ka ndodhur midis dy fqinjve në një qytet të këtij vendi. Njëri zviceran e tjetri shqiptar, duke jetuar në një harmoni të plotë, shtëpitë njëra afër tjetrës. Në një moment, zvicerani ka dashur ta rinovojë pjesën e gardhit nga fqinji i tij shqiptar, duke e lutur që ta përkrahë idenë e tij.

Në të vërtetë, ai i ka treguar se do ta vendosë një *mur“ midis dy shtëpive, por me lutje që nga pjesa e shqiptarit të vendosë një mur me gur të shtrenjtë që do t`ia zbukuronin oborrin shqiptarit. „Mendova se do të më kërkon ndonjë centimetër vend nga oborri im, siç veprohet zakonisht në mentalitetin tonë“, rrëfen ankas për Shtegu.com shqiptari i cili dëshiron të mbetet anonim. „Por jo. Ndodhi e kundërta, ai e vendosi murin në truallin e tij dhe më tregoi se po ta vendoste një mur me beton, do të ma shëmtonte pamjen e oborrit. Këtë pjesë të oborrit ai nuk e sheh, pra e bëri ekskluzivisht për mua“.

Është për çdo lëvdatë veprimi i fqinjit zviceran, duke pasur parasysh se investoi një shumë goxha të madhe parashë, për t`ia zbukuruar oborrin fqinjit shqiptar. Është vetëm njëri nga shumë raste të bashkëjetesës së shkëlqyeshme midis zviceranëve dhe të huajve.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...