Kërkesë emocionale e francezes së cilës shteti francez po ia dëbon bashkëshortin shqiptar

Date:

18:36:48                2019-03-01

 

 

Bertino, një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar dhe dërguar në një qendër paraburgimi në Strasbourg të Francës. Nadia, bashkëshortja e tij, e kombësisë franceze, ka frikë se ai do të duhet të detyrohet largohet nga Franca, përderisa ajo pret një fëmijë me të.

„Fëmija ynë është dëshmi e dashurisë sonë“. Nadia V., 27-vjeçare, nga Longlaville, nuk ka fjetur mirë për disa ditë, shkruan „Est Republicain“, përcjell Shtegu.com. Bashkëshorti i saj, Bertino është në një qendër administrative të paraburgimit në Strasbourg, pasi u arrestua nga policia, më 11 shkurt, gjatë një kontrolli në trafik në Mont-Saint-Martin. Megjithatë, 24-vjeçari shqiptar, është subjekt i një detyrimi për të lëshuar territorin francez (OQTF).

Historia e tij me Francën filloi në vitin 2011, informon më tej Shtegu.com. Në atë kohë, ai u largua nga vendi i tij siç thotë ai „për shkak të rreziqeve që po i kanoseshin“. Por, kërkesa e tij për azil, e parashtruar pas arritjes së tij, është refuzuar. Megjithatë, ai qëndron në Francë. Për më shumë se dy vite, ai ka qenë në marrëdhënie me Nadia H. nga Longlaville, me kombësi franceze, e cila përmes riteve fetare i tha „po“ në qershor të vitit 2018 dhe në zyrën civile në shtator 2018. Dhe, diku nga muajt prill-maj pritet fëmija i tyre. „Ata mund të bëjnë ndonjë test të ADN-së, nëse dyshojnë. Nuk bëhet fjalë as për martesë fiktive e as të dhunshme. Unë e dua atë“, thotë Nadia.

Që nga mungesa e bashkëshortit të saj, Nadia jeton me nënën e saj. „Kam probleme të takikardisë. Tani kam një certifikatë të mjekut, i cili vërteton se kam nevojë për një palë të tretë në shtëpi, nëse diçka e rëndë ndodh me mua. Unë nuk mund të qëndroj e vetme“, është e shqetësuar francezja, e cila të ardhmen e saj dëshiron ta ndërtojë me Bertinon. Edhe pse që të dy janë të papunë, ajo e sheh një mundësi të një projekti të përbashkët profesional: „Bertino donte të hapte një biznes familjar ndërtimtarie“.

„Ka dy ose tre muaj, ai ishte në qendrën e paraburgimit në Metz, por doli pas dy apo tre ditësh prej atje“, thotë nëna e re franceze, e cila është edhe nënë e një fëmije tjetër gjashtëvjeçar, përcjell Shtegu.com. Dhe, në shtator të vitit 2018, shqiptari kishte bërë një kërkesë për leje qëndrim pranë prefekturës. Ajo u refuzua, pasi nuk i plotësonte kushtet.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit e Colmar, ka konfirmuar vendimin e paraburgimit për një periudhë prej 28 ditësh. Një largim nga territori francez është caktuar për të shtunën. Nadia dërgoi një e-mail në prefekturë, kështu që Bertino të mund të aplikojë për vizë në Francë. Ajo po pret një përgjigje dhe shpreson ta shoh përsëri Bertinon: „Nuk dua ta humbas bashkëshortin tim. Babai i tij është i shqetësuar për të që po kthehet. Ai është i kërcënuar atje. Dhe shton: „Do ta pranoja edhe një arrest shtëpiak. Unë kam nevojë për babain e fëmijës tim pranë meje, le të jetë këtu bile për lindje“. Nadia beson se ata mund ta plotësojnë dosjen për të anuluar OQTF dhe të aplikojnë për një leje qëndrimi. Dhe të jenë përsëri së bashku.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...