Xhiro e parë e Superligës për femra FBMV
Princeshat e Kbf Shkupi shënuan fitoren e parë në stinorin e ri ndaj ekipit Zkk Panteri me 50-43.
Loja e përbashkët e të gjitha lojtareve që dominuan prej në fillim e deri në fund të lojës, ndikoi që kjo ndeshje të përmbyllet me fitore. Loja e radhes është në Kavadar ndaj ekipit Zkk Trokal si mysafire, ku shpresojmë edhe në një fitore, kanë deklaruar nga klubi për Shtegu.com.
Për KBF Shkupi luajtën:
Alev T., Rina Saliu, Mevlude Curri, Era Pajaziti, Dea Hoxha, Azra Rahmani, Anila Ralani, Besarta Haskaj, Adea Agaj dhe dy lojtaret më të reja në ligë, Sara Sulejmani dhe Blina Ejupi.


