KB Shkupi me një përforcim të madh, transferohet Irma Konjusha

106 Lexime

Basketbollistja prishtinase, Irma Konjusha është bërë me skuadër të re. Irma që deri më tani ka luajtur për KBF Prishtina, karrierën e saj basketbollsitike do ta vazhdojë te skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut. KB Shkupi.

Një lajm të tillë për Shtegu.com e ka konfirmuar personalisht trajneri shkupjan Enver Miftari.
„Po, të martën e kemi kompletuar transferin e Irmës tek ekipi ynë. Do të jetë një ndihmesë e madhe për vajzat e reja që i ka Shkupi. Përvoja e Irmës do të ngrisë vetëbesimin tek ekipi ynë. Këtu do të ndalemi, ndërsa në vazhdim presim transferimin edhe të një lojtareje amerikane“, ka deklaruar Enver Miftari.

Viteve të fundit, Irma është njëra ndër basketbollistet më të mira në Kosovë dhe së fundmi u paraqit me Prishtinën, ku sivjet në 4 ndeshje luajti me mesatare prej 9,3 pikëve, 4,3 asisteve dhe 2,8 kërcimeve për ndeshje.