Që dy muaj policia zvicerane nuk po mund ta gjej identitetin e kësaj gruaje

66 Lexime

Më 6 janar të këtij viti, një grua e hutuar u shfaq në në dhomën e pritjes së urgjencës në Spitalin Kantonal të Bruderholzit në Binningen. Ende nuk është sqaruar identiteti i saj dhe një bisedë me 60-vjeçaren nuk ishte e mundur

Kush është kjo grua? Policia e Kantonit Basel-Landschaft ka gati dy muaj që po përpëlitet në errësirë! E huaja u gjet më 6 janar në dhomën e pritjes së urgjencës në Spitalin Kantonal Bruderholz. Deri më tani, identiteti i gruas së hutuar nuk është sqaruar, ka shkruar policia në një komunikatë, transmeton Shtegu.com.

Deri më tani policia gjithashtu nuk ka mundur të bëjë një bisedë me të. Siç tha zëdhënësi i policisë Adrian Gaugler për „Blick“, nuk ka qenë e mundur të zbulohet se cilën gjuhë e flet kjo grua. Me sa duket ajo nuk mund të shkruaj ose të komunikoj në ndonjë mënyrë tjetër. „Thjesht nuk ka asnjë shkëmbim të mundshëm“.

Për këtë arsye, zyrtarët kërkojnë ndihmë nga popullata. Gruaja është rreth 60-vjeçare, e gjatë 160 cm, ka një shtat të hollë dhe flokë të mesëm kafe / të gjatë.

Personat që mund të japin informacion përkatës në lidhje me identitetin e gruas së panjohur u kërkohet të kontaktojnë qendrën e kontrollit të operacioneve të policisë Basel-Landschaft në Liestal. Telefoni: 061 553 35 35.