Katër zviceranë të lënduar – Policia arreston dy kosovarë

Date:

14:36:40                    2019-06-16

 

Natën e së dielës në St Gallen të Zvicrës, është shkaktuar një përleshje masive. Pasi kanë sulmuar një grup prej tetë personash, janë arrestuar dy kosovarë.
Mbrëmjen e së dielës, në zonën e Brühlgasse-s në St. Gallen është shkaktuar një grindje masive. Sipas policisë së qytetit St. Gallen, një grup prej tetë personash është sulmuar para shkallëve të kalimit Brühl, nga tre persona. Kur grupi prej tetë personave po largohej në drejtim të Brühlgasse, ata u sulmuan, ndër të tjera me shishe dhe grushta.

„Patrullat e policisë së qytetit St.Gallen hasën në grupin tetanëtarësh, katër prej të cilëve të lënduar“, shkruan policia e qytetit. Gjatë konfrontimit, ata kishin pësuar lëndime në kokë dhe është dashur të dërgohen në spital, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Të plagosurit janë katër zviceranë të moshës 28 ​​(2x), 29 dhe 35 vjeç. Gjatë kësaj, policia ka arritur të arrestojë gjithashtu dy kosovarë të grupit tjetër të moshës 21 dhe 28 vjeçare. Personi i tretë ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Përveç disa patrullave të policisë kantonale dhe policisë së qytetit të St. Gallenit, u mobilizuan edhe dy ambulanca dhe një mjek kujdestar. Për të siguruar gjurmë, u mobilizua qendra kompetitive e Mjekësisë Ligjore të Policisë Kantonale St.Gallen.

Shkaku i mosmarrëveshjes është i paqartë. Policia kantonale e St.Gallenit, nën drejtimin e prokurorit publik të Kantonit të St. Gallenit, ka marrë përsipër hetimin e mëtejshëm të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...