Katër vite burg për detyrim seksual gjatë festivalit Jazz Montreux 2018

Date:

16:11:06                     2019-05-23

 

 

Një shqiptar 30-vjeçar është dënuar me 4 vite burg dhe dëbim nga Zvicra për tetë vite. Ai ishte përpjekur të përdhunonte një pjesëmarrëse në festivalin e njohur Jazz Montreux 2018.

Rasti i një gruaje të re, viktimë e abuzimit seksual vitin e kaluar, duke u kthyer nga festivali Montreux Jazz, ka përfunduar të hënën, raporton e përditshmja „24 Heures“, informon Shtegu.com. Tridhjetëvjeçari, i martuar dhe prind i tre fëmijëve, ishte zbuluar nga shenjat e ADN-së në trupin e viktimës.

Shqiptari, i cili e ka pasur të ndaluar të qëndrojë në Zvicër gjatë ngjarjes, e kishte shtrirë me dhunë përtoke viktimën në një park dhe ka tentuar ta përdhunojë për gati tridhjetë minuta. Gruaja e re u shpëtua nga kalimtarët e alarmuar nga britmat e saj. Fillimisht i akuzuar për përdhunim, i pandehuri më në fund u dënua për detyrim seksual. Edhe zyra e prokurorisë publike kishte kërkuar një dënim me katër vite burg kundër agresorit dhe pastaj dëbimin nga Zvicra për tetë vite.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...