Karantina për kosovarët – do ta kenë të ndaluar edhe thithjen e ajrit të pastër

Date:

Screenshot

Këshilli Federal zviceran i ka ashpërsuar masat e koronavirusit. Kushdo që hyn nga vendet me rrezik të lartë dhe kapet duke bërë pazar ose duke ecur, i nënshtrohet rrezikut të gjobitjes drakonike

Numri i personave të infektuar rishtazi me koronavirus, po rritet përsëri në Zvicër. Në mbledhjen e tij të fundit para pushimeve të verës, Këshilli Federal zviceran ka ashpërusar përsëri masat, shkruan „Nau.ch“.

Personat që shkojnë për pushim në zonat e rrezikut janë veçanërisht të goditur. Pas kthimit në Zvicër, ata i nënshtrohen karantinimit dhjetëditor. Dhe Qeveria federale zvicerane nuk pranon falje. Udhëtarët e biznesit, por edhe turistët zviceranë që kthehen në shtëpi, duhet të izolohen plotësisht.

Shëtitjet, raundet e vrapimit, bërja pazar: Gjithçka e ndaluar! Kushdo që largohet nga shtëpia e tij, mund të gjobitet deri në 10,000 franga zvicerane. „Qëllimi i karantinës është të ndërpresë zinxhirin e transmisionit“, thotë Zyra Federale zvicerane e Shëndetit Publik.
Prandaj, kontakti fizik me të tjerët duhet të shmanget. Komunikimi shoqëror duhet të bëhet vetëm përmes rrjeteve sociale ose përmes telefonit. Qeveria federale ndalon në mënyrë të qartë edhe „marrjen e ajrit të pastër“ në listën e saj.

Regjimi prek emigrantët nga 29 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Suedinë, transmeton Shtegu.com. Sidomos për kosovarët që jetojnë në Zvicër, rregulli ka të ngjarë të shkaktojë dhimbje koke para pushimeve verore.

Pasi karantina shkakton dhimbje të dyfishta. Punëdhënësit nuk janë të detyruar t`i paguajnë pagat gjatë kësaj kohe. Vetëm ndokush që mund ta bëjë punën në shtëpi është me fat. „Pushime të karantinës“ të zgjatura nuk janë të mundura.

Njëzet e nëntë vende janë aktualisht në listën e zezë, dhe varësisht se si zhvillohet situata, numri do të rritet. Nëse numri i infeksioneve të reja për 100,000 persona e tejkalon kufirin e 60 personave brenda 14 ditësh, do të bie „çekani i karantinës“.

Sidoqoftë, Qeveria federale gjithashtu mund të shtojë shtete të tjerë në listë, nëse një vlerësim i besueshëm i rrezikut nuk është i mundur. Me fjalë të tjera, nëse qeveritë i ngjyrosin numrat e tyre me rastet e koronavirusit, kjo mund të jetë e mjaftueshme.

Lista përditësohet vazhdimisht. Kushdo që ka prenotuar një pushim veror jashtë vendit, këshillohet të monitorojë me kujdes situatën në vendin e synuar. Të paktën nëse nuk doni të mbylleni veten për dhjetë ditë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...