Jules Challandes gjurmëve të babait të tij
Në moshën 27-vjeçare, djali i Bernardit ka zgjedhur të provojë aventurën në anën tjetër të barrierës. Që nga fillimi i vitit shkollor, ai do të trajnojë FC Le Locle në ligën e dytë.
Në fisin Challandes, sigurisht që babai Bernardi (68) është shumë i njohur. Por, bëhet fjalë për Jules (27), një nga djemtë e tij, i cili ndoqi gjurmët e të atit. I riu sapo është emëruar trajner i ri i ekipit të dytë të FC Le Locle, i cili militon në ligën e dytë të Neuchâtelit. Ashtu si babai i tij kur filloi në Saint-Imier, edhe Jules Challandes do të vesh petkun e trajnerit.
„Kjo është diçka që më ka shkuar në mendjë për një kohë të gjatë. Me moshën dhe lëndimet e vogla, mund të shihni një lloj tranzicioni natyror. Kjo është gjithashtu një mundësi për të kontrolluar nëse më pëlqen vërtet. Unë kam punuar tashmë si asistent, me M13. Këtë herë, do të ndeshem me botën e të rriturve, me një realitet tjetër“, ka pohuar Jules në një intervistë për „Le Matin“, të përshtatur nga Shtegu.com, kur është pyetur se çfarë e ka shtyrë të pranojë një rol të tillë.
Ai rrëfen se që nga fëmijëria e ka përcjellur babain e tij në shumë ndeshje, por që kohëve të funit ai nuk ka mundur të qëndrojë indeferent për mungesën e tij në familje.
Pas një diplomë bachelor në ekonominë e biznesit, Jules tani punon në një kompani që prodhon rrathë për orë. Ai është përqendruar në sektorin e shitjeve dhe logjistikës. Për të, futbolli është në anën tjetër.