Kanceri e shpëtoi prej dëbimit nga Zvicra

Date:

Zyra e migracionit ia tërhoqi lejeqëndrimin, sepse ai po kontrabandonte me heroinë. Por, shtetasi kosovar shkoi në gjyq: Ai nuk mund të dëbohej pasi kishte kancer. Dhe në fakt, ai pati sukses.

Lista e krimeve të tij është e gjatë: Trafikim i lëndëve narkotike, plaçkitje, shkaktim të lëndimeve të thjeshta trupore, dëmtim i pasurisë, vepra penale në komunikacionin rrugor. Në vitin 2015, shtetasi kosovar rreth të pesëdhjetave i vuajti pas hekurave 3.5 vite. Në këtë rast, çdo i huaj tjetër do të duhej gjithashtu të largohet nga vendi. Por, shtetasi kosovar mund të qëndrojë.

Arsyeja: Babai i pesë fëmijëve ka kancer të mushkërive dhe është i varur nga kimioterapia, raporton „Luzerner Zeitung“, informon Shtegu.com. Prandaj, në aktgjykimin e saj të botuar të hënën Gjykata Supreme Federale zvicerane vendosi: „Tërheqja e lejeqëndrimit është disproporcionale“.

Gjykata më e lartë zvicerane kështu e kundërshtoi Zyrën e Migracionit të Lucernit dhe gjykatën e lartë. Mërgimtarët dëbohen zakonisht nëse dënohen me së paku një vit burg. Gjykata e lartë kishte vlerësuar se kimioterapia mund të vazhdohej edhe në Kosovë.

Gjykata Supreme Federale ka këndvështrim të ndryshëm. Në lidhje me kimioterapinë, „vazhdimësia“ duhet të synohet, thuhet në vendim. Dëbimi në Kosovë mund ta rrezikojë trajtimin. Për më tepër, burri ishte i varur nga mbështetja e familjes së tij. Sidomos nëse kanceri përkeqësohej.

Tani, Kantoni i Lucernit duhet të paguajë avokatin e pacientit nga kanceri me një dëmshpërblim prej 2.500 frangash zvicerane. Kosovarii i është shqiptuar një paralajmërim. Në rast krimesh të tjera, autoritetet mund ta dëbojnë në çdo kohë atë nga vendi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...