Në ndërtesën e shkollës së mesme Meilen të Zvicrës, javën e kaluar një nxënës i kishte vënë flakën vetvetes. Për shkak të djegieve të rënda, ai tani ndodhet në spital. Gjendja e tij është kritike.
Një incident në shkollën e mesme në në Miles ZH, ka tmerruar Zvicrën. Meditën e së hënës së javës së kaluar, një nxënës derdhi një lëng ndezës dhe u dogj në mes të godinës së shkollës! Mësuesit e pranishëm u përpoqën ta shpëtojnë menjëherë. Por nxënësi pësoi djegie të rënda të rrezikshme për jetën.
Drejtoria e shkollës në Meilen, prindërve të tij u ka thënë se gjendja e tij është kritike. Gazeta „Blick“ është në posedim të dy letrave nga prindërit dhe informon për rrjedhën e incidentit. „Ne të gjithë jemi të prekur thellë dhe në mendimet tona janë te nxënësi i lënduar rëndë dhe familja e tij“, thuhet në to.
Një javë pas tragjedisë, drejtori Jörg ëalser është tronditur. Aktualisht, barra është shumë e lartë, thotë ai për „Blick“, informon Shtegu.com dhe siguron se gjithçka po bëhet për të mbështetur punonjësit, nxënësit dhe prindërit.Tashmë është organizuar edhe një ekip përkujdesës urgjent.
Me sa duket, nxënësi u nda gjatë përgatitjes së palestrës, siç kanë dëshmuar prindërit, fëmijët e të cilëve po ndjekin të njëjtën shkollë. Tronditja për ta është gjithashtu shumë e thellë: „Mendejn e kemi tek ai dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë“.
Arsyet përse nxënësi është djegur, janë ende plotësisht të paqarta. Policia e Kantonit të Cyrihut po heton, por nuk dëshiron të komentojë incidentin.
Drejtori i shkollës ëalser pretendon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me të afërmit e nxënësit të lënduar. Deri më tani, gjendja e tij nuk është përmirësuar.

