„Ka një mesazh për ty“ përçoi një mesazh të fortë edukativ tek zviceranët

Date:

15:37:48             2018-01-29

 

 

E përditshmja zvicerane „20 Minuten“ ka shkruar një artikull kushtuar një emisioni të Ardit Gjebreas që emetohet gjatë të dielave në emisionin „E diela shqiptare“. Bëhet fjalë për „Ka nje mesazh për ty“, i cili ka arritur famë të jashtzakonshme, si tek shqiptarët në trojet autoktone, poashtu edhe në disaporë dhe që ndiqet me një interesim të jashtzakonshëm, përplot emocione.

Në artikullin në fjalë, një zonjë ankohet se bashkëshorti i saj më shumë kohë i kushton rrjetit social Facebook dhe grave të tjera. Tani, ajo i është drejtuar Arditit në televizionin shqiptar, duke ia vendosur pistoletën në gjoks.

Ylsida, një grua në mesomoshë, ka ardhur mysafire në shoun televiziv «E diela Shqiptare» (gjermanisht: albanischer Sonntag) të moderuar nga Ardit Gjebrea. Në fillim ajo rrëfen për jetën e saj. Teleshikuesit mësojnë se ajo ka qenë një herë e martuar dhe është shkurorëzuar. Ish bashkëshorti i saj paska qenë një kumarxhi dhe i paska shpenzuar të gjitha të hollat, duke mos u përkujdesur fare për te. Bile as që e njehë të birin e tyre të përbashkët.

Më vonë, ajo njoftoi bashkëshortin aktual, Ledjanin. I biri i saj e ka pranuar si prind të vetin, dhe anasjelltas, Ledjani e ka pranuar si djalë të vetin. Në fakt, ata janë shumë të lumtur, shkruan „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com.

 

Por, diçka është duke e shqetësuar Ylsidën: Bashkëshorti i saj është rregullisht i pranishëm në Facebook dhe korrespondon me gra të tjera. Sjellja e tillë e bashkëshortit ka ndikuar edhe në raportet e çiftit. Ajo e ka pranuar publikisht se është një grua xheloze. Shqiptarja mendon se nuk duhet kërkuar kontakte me gra të tjera po që se është në lidhje me dike.
Nga mesi i emisionit, moderatori Ardit Gjebrea pyet: «Përse e ke ftuar sot Ledjanin në emision?» Ylsida i përgjigjet me vetëdije: «Unë e ftova që ti them se ai duhet të ndahet ose nga unë, ose nga Facaebooku dhe celulari i tij. Ai duhet të zgjedhë personalisht se çka është më mirë për te. Ose internetin, ose familjen.» Ledjani në të vërtetë shpeshë i ka premtuar se do të heqë dorë nga rrjeti social, por kurrë nuk e kishte mbajtur premtimin.

 

Pas një shakaje të vogël, pas së cilës pasojnë debatet e bashkëshortëve, Ylsida e pyet bashkëshortin e saj: «Dhe si do t`ìa bëjmë tani? A do të largohesh nga Facebooku, për të cilin rregullisht zihemi?» Ledjani i përgjigjet: «Ti asnjëherë nuk më ke kuptuar. Kur bëjë shaka, bëj shaka. Kur mendoj seriozisht, atëherë e kam vërtetë seriozisht.» Ledjani nuk është i interesuar për lidhje me ndonjë tjetër, duke e bindur me fjalët: «Ti je femra e vetme për mua.»

Moderatori Ardit Gjebrea e përfundon emisionin me fjalët: «Ju duhet të flisni më tepër së bashku.» Duke shtuar: «Kur të dilni nga këtu dua t`ju shoh të përqafuar njëri me tjetrin.»

Emisioni tek shqiptarët ka shkaktuar reagime të shumtë në profilin e emisionit në Facebook. Përderisa njëra palë e përkrahë Ylsidën, ajo tjetra e ka vlerësuar si „të marrë“ dhe „psikopate“, përfundon artikullin „20 Minuten“. (Shtegu.com)

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...