„JO“ iniciativës së SVP-së më 27 shtator 2020

Date:

Më 27 shtator, do të votohet „iniciativa e përkufizimit“ të Partisë zvicerane SVP/UDC, e njohur gjithashtu si „iniciativa e pezullimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë të personave“.

Qëllimi i kësaj është të mohojë të drejtat themelore të migrantëve në BE siç është e drejta për të qëndruar për një punë të dobishme në Zvicër. Mërgimtarët duhet të bëhen përsëri punëtorë kryesisht pa të drejta themelore, të lirë dhe të gatshëm. Nëse do të hiqej lëvizja e lirë e personave me BE, të gjithë punonjësit – jo vetëm të huajt! – do të ishin të prekur nga demontimi i mbrojtjes së pagave dhe rritja e presionit të pagave. Iniciativa e kufizimit është në thelb një iniciativë e privimit të qytetarëve migrant nga të drejtat, të cilat i gëzojnë falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

Për këtë arsye. Sindikata e sektorit të shërbimeve publike VPOD/VSS, ka vendosur të vë në qendër të argumenteve të saj rrezikun e heqjes të këtyre të drejtave, të një pjese të madhe të popullatës zvicerane, VPOD/VSS apelon te qytetarët me të drejtë vote: “merrni pjesë në votim. Informoni të afërmit, miqtë dhe të njohurit tuaj se sa e rrezikshme është kjo iniciativë!

Për të forcuar fushatën kundër iniciativës së SVP/UDC , kërkon të dij mendimin e qytetarëve: Përse e refuzojnë personalisht iniciativën?

Fushata «Të drejtat e barabarta për të gjithë»

Johannes Gruber, sekretari i VPOD për migracion apelon: “Le të punojmë së bashku për të siguruar që Partia SVP/UDC nuk mund t’i përçajë njerëzit në këtë vend kundër njëri-tjetrit dhe që Zvicra nuk mund të izolohet – sidomos tani kur bëhet fjalë për të gjetur një rrugëdalje nga kriza e Koronavirusit!” Përgjigje e vetme ndaj iniciativave të tilla përçarëse dhe diskriminuese është një Jo e fortë e votuesve.

Prandaj, më 27 shtator, „Jo iniciativës së SVP/UDC!“

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...