Ja se si polici zviceran rrihet pa mëshirë (VIDEO)

Date:

08:39:46                  2016-04-15

 

 

 

 

Në sheshin „Place de la Riponne“ në Lozanë të Zvicrës, në maj të vitit të kaluar ishin shkaktuar skena të pakëndshme, kur një patrullë policore zvicerane ishte sulmura nga dy persona. Njëri nga ta godiste me sa fuqi kishte njërin polic, derisa ra përtokë dhe filloi të mbrohej me duar. Në të njëjtën kohë, kolegu i tij ishte duke u ballafaquar me personin e dytë. Vetëm pas disa goditjeve e fyerjeve dhe para se të vinte përforcimi, policët kishin arritur të rimerrnin kontrollin mbi situatën, duke iu falënderuar edhe kalimtarëve të rastit që u kishin dalë në ndihmë.

 

 

 

Një dëshmitar e kishte filmuar rastin, duke e emetuar në rrjetet sociale, në të cilat tash e disa ditë, videoja është shpërndarë me të madhe. Vetëm për katër ditë, videon e shikuan mbi 340.000 njerëz, shkruan portali zviceran „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=Mb4w1KBpP5Y

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...