Ja se sa shitet fjala e mjekut në Zvicër

64 Lexime

16:33:09                  2019-04-23

 

 

Një mjek kishte ardhur në përfundim se një vajzë ka të drejtë për përfitim nga sigurimi për paaftësi. Punëdhësnit e tij e kanë vlerësuar ndryshe dhe kërkuan që ai të korrigjonte mendimin e tij. Kur mjeku refuzoi, ai u shkarkua nga puna. Mjekët superiorë nga Aargau e kritikojnë ashpër veprimin e sigurimit social të Aargaut (IV).

Mjeku ka punuar për më shumë se 16 vite për një ekip të shërbimit mjekësor rajonal, një departament i IV. Si një mjek konsiliar, ai vlerësonte nëse fëmijët kanë të drejtë për përfitime të sigurimit për paaftësi dhe iu përgjigjej pyetjeve mjekësore në fushën e defekteve të lindjes, shkruan „Aargauer Zeitung“, pwrcjell Shtegu.com. Në një certifikatë të përkohshme nga viti 2017, mbikëqyrësit e tij e dëshmuan atë me një performancë të përsosur. Nuk kishte asnjë indikacion se sigurimi social i Aargaut (SVA) do t`ia ndërpresë marrëdhënien e punës vetëm një vit më vonë. Sipas tyre, ai nuk ka ndjekur udhëzimet e brendshme dhe ka ofruar nivele jo të larta të performancës, spjegoi punëdhënësi. Gjithashtu ka pasur edhe mospërputhje në regjistrimin e kohës.

Akuzat ndaj sigurimit social të Aargaut (SVA) peshojnë rëndë. Gjykata administrative zvicerane, pushimin nga puna të një mjeku zviceran e konsideron si të paligjshëm. Mjeku më parë kishte akuzuar ish-punëdhënësin e tij se sigurimi IV urdhëroi përmbajtjen e deklaratave mjekësore në mënyrë të tillë që të përshtatet me refuzimin për të kryer. Shoqata e mjekëve dhe Procap, shoqata anëtare për njerëzit me aftësi të kufizuara, kritikojnë ashpër veprimet e IV të Aargaut.
SVA Aargau hedh poshtë akuzat. „Shoqata e mjekëve dhe Procap në mënyrë të gabuar sugjerojnë se sigurimi IV ndërhyri në një raport“, thotë zëdhënësja Linda Keller. Kjo nuk është e saktë. „Ky nuk ishte një raport mjekësor i jashtëm, por çështja nëse shpenzimet e një mase të caktuar mjekësore në lidhje me një defekt lindjeje nga aftësia e kufizuar ose sigurimi shëndetësor janë marrë përsipër“, tha Keller.

Kjo është ngathtësi, vlerëson avokati i Procap, Andrea Mengis. Nuk ka rëndësi nëse është mendim apo vlerësim i mjekut. Fakti është se sigurimi IV kishte ndërhyrë në një vlerësim mjekësor.

Mirëpo, gjykata administrative ka kritikuar arsyet e shkarkimit nga puna të mjekut. Në përgjithësi, gjykata e e ka vlerësuar vendimin si të paligjshëm, pwrcjell Shtegu.com. SVA Aargau disfatën në gjykatë do ta paguaj shumë shtrenjtë. Ajo duhet t’i paguajë mjekut 22.000 franga kompensim dhe rrogë shtesë prej 16.500 frangash zvicerane. Shpenzimet ligjore prej rreth 4.500 frangave dhe 10.000 franga pjesëmarrësve të tjerë të rastit do të mbulohen gjithashtu nga SVA Aargau. Në këtë mënyrë, shpenzimet e përgjithshme arrijnë në rreth 53,000 franga. Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar. SVA Aargau është duke shqyrtuar mundësinë nëse rastin do ta dërgojë në gjykatën federale.