Ja se çfarë veshje preferon vogëlushi i famshëm shqiptar nga Zvicra për këtë vjeshtë

Date:

18:27:05            2016-10-25

 

 

 

 
Me veshjet e tij bashkëkohore dhe me paraqitjen e tij profesionale, vogëlushi 3-vjeçar shqiptar Ardi K. tashmë ka më tepër përkrahës se disa yje të estradës muzikore zvicerane, siç janë Baschi dhe Bligg! Në profilin e vet në Facebook. ai tashmë ka bërë mbi 165 mijë simpatizantë, që është një shifër e jashtzakonshme për një vogëlush aq simpatik.

 

 

 

ard

 

 

 

Me qëndrimet e tij perfekte dhe veshjet e përkyera, e ëma ia vesh rrobet Ardit të vogël me shumë dashuri dhe motiv, edhe ate rrobe nga Louis Vuittton, Gucci dhe Prada. Vogëlushi nuk është bir i ndonjë ylli të Hollywoodit, por i një çifti normal shqiptar nga Berna, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 
Se si Ardi është bërë i famshëm në instagram, i ati Kushtrimi nuk ka ndonjë përgjigje të saktë. „Bashkëshortja ime ka dashur t`i postojë fotot e tij sa për kujtim, ndërsa gjatë kësaj janë tubuar disa pëlqime e përkrahës të Ardit. Edhe mediet shqiptare tashmë e kanë hetuar Ardin“.

 

 

 

Por, prej nga dhe vallë a është mirë që vogëlushi të bartë një rrip prej 350 frangash zvicerane? Si mundet që një fëmijë të mbathë këpucë prej 2.750 eurosh? Për këtë janë përkujdesur Kushtrimi dhe bashkëshortja e tij Blerina: „Bashkëshortja ime ka punuar në një butik dhe ka njohuri se si nga rrobet e lira të dizajnojë një dukje të bukur, që paraqesin rrobe të shtrenjta dhe të veçanta“, deklaron Kushtrimi. Përpos kësaj, edhe shumë shtëpi të njohura të modës i kanë dërguar Ardit rrobe, ndërsa një dizajnues i njohur, Mr. Rex, bile ia ka dërguar edhe kapotën e tij. Vogëlsuhit shqiptar, me sa duket i është paraqitur një rast i mirë për një karrierë të madhe në biznesin e modës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...