Ja se çfarë pagash kanë shefat në Zvicër !!!

118 Lexime

13:24:00                2019-06-21

 

 

Cila është paga e një drejtuesi të departamentit dhe sa fiton drejtori? Studimi aktual i rrogave të kuadrove tregon pagat mesatare të shefave.

Shumica e punëdhënësve në Zvicër, më me dëshirë heshtin për pagat. Dhe se sa fiton një shef, zakonisht nuk dihet. Studimi i pagave të kuadrit të firmës konsulente „Kienbaum“ dhe „Handelszeitung“ tani tregon se në çfarë niveli janë pagat e drejtorëve dhe drejtuesve të departamenteve.

Për shembull, një drejtor i vetëm menaxhues fiton një pagë mesatare prej 324,000 frangash në vit. Kjo korrespondon me 13 herë me nga 24.923 franga, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Në rastin e një menaxheri të IT, kjo arrin 160,000 franga ose 13 herë me nga 12,308 franga. Studimi bën dallimin mes katër niveleve të ndryshme të kuadrove.

Për studimin janë vlerësuar 16’106 paga, në 426 kompani zvicerane dhe 46 pozita ekzekutive. Sipas „Handelszeitung“, pagat u rritën për 1 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, pagat ka gjasa të bien në fushat e kontabilitetit, kontrollit dhe auditimit. Sipas raportit, arsyeja për këtë është se nevojitet pak njohuri e specializuar për këto detyra – aktivitetet mund të automatizohen lehtë. Është më mirë për profesionet ku ndërveprimi dhe këshilla njerëzore janë në plan të parë. Këto përfshijnë punë në fushën e burimeve njerëzore.

Shumë rroga në përpërje përfshijnë një komponent të madh të ndryshueshëm. Mesatarja arrin në 89,000 franga për menaxhimin e lartë. Ekzistojnë 21,000 franga në menaxhimin e mesëm dhe 12,000 franga në menaxhimin e ulët.

Përveç kësaj, anëtarët e menaxhimit të lartë shpesh përfitojnë nga beneficionet e pensioneve veçanërisht të mira dhe shtesat, si psh një veturë e kompanisë. Marka e preferuar e veturave është Audi. Kostoja e një veture të kompanisë është rreth 70,000 franga.