Gjendet vetura e shtrenjtë që iu vodh shqiptarit në Zvicër

Date:

13:03:30                     2019-06-21

 

 

Garazhisti Nehat K. në të ardhmen do të mendohet dy herë, se a do t`i lëjë çelsat brenda veturës së tij. Shqiptari nga Solothurni po blinte cigare në një qoshk të mërkurën mbrëma dhe çelësin e veturës e la brenda – kur u kthye, vetura ishte zhdukur. Pas raportimit të „20 Minuten“ për incidentin, gjithçka u zbulua shpejt: „Gjysmë ore pasi artikulli u shpërnda nëpër internet, dikush kishte gjetur veturën time“, tha Nehati.

„Policia më tha se një lexues i `20 Minuten` e kishte zbuluar veturën në rrugë“, vazhdon tregtari i veturave, informon Shtegu.com. Atij sikur i kishte rënë një shkëmb mbi shpinë, pasi që më parë e kishte shitur veturën për 32,000 franga. Ajo ishte gjetur në gjendje të mirë: Megjithatë, ka pasur disa gërvishtje të vogla.
Mirëpo, nga çelësat e i veturës mungon çdo gjurmë: „Ata mbeten me siguri të zhdukur, së bashku me çelësat e tjerë“. Në fund të fundit, hajnat nuk e kishin gjetur portofolin e tij, pasi ai ishte ende i mbushur me para.

Se kush ia ka vjedhur veturën, Nehati nuk e ka idenë. Megjithatë, ai nuk beson në një shaka të pakripë: „Përndryshe, hajni nuk do ta kishte mbajtur çelësin“. Policia tani ka filluar një hetim. Nehati shpreson se policia do ta udhëheqë këtë me ndërgjegje, sepse dyshon se policia me të vërtetë e ka kërkuar veturën e tij të vjedhur: „Ajo është gjetur tre rrugë pranë stacionit të policisë në Grenchen“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...