Ja përse policia zvicerane ka mbajtur sekret arrestimin e çiftit bashkëshortor nga Maqedonia

Date:

11:16:51                      2017-10-02

 

 

 

 

Doganierët zviceranë në vendkalimin kufitar St. Margrethen (SG) kanë zbuluar një kontrabandë me lëndë narkotike. Në një veturë janë zbuluar gjithsej 36 kilogramë marihuanë, ndërsa shpërndarësit e saj janë arrestuar dhe i janë dorëzuar policisë zvicerane të Kantonit St. Gallen, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Më 16 qershor të këtij viti, doganierët zviceranë kanë hetuar një erë të fortë të marihuanës në veturën e një shtetasi 48-vjeçar maqedonas dhe të bashkëshortes së tij 43-vjeçare. Gjatë kontrollit më të detajuar, specialistët e doganës kanë zbuluar dy vende të fshehta në veturë. Në bagazhin e veturës janë gjetur dy palë dysheme në të cilat kanë qenë të fshehura lëndët narkotike. Në parakolpin e pasmë te veturës, doganierët kanë gjetur edhe pako të tjera të drogës. Çifti bashkëshortor dhe gjithsej 36 kilogramë marihuanë i janë dorëzuar policisë zvicerane për procedurë të mëtutjeshme. Për shkak të hetimeve të nevojshme, vetëm tani është informuar për rastin në fjalë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...